Integrimi
Komentet e javës
Reagime nga lexues të albinfo.ch
Nexhmedin GerguriArritja në rrugë etapore e qëllimit pofesional – gjithnjë më e preferuarTë studiosh do të thotë automatikisht të jesh i integruar. Pak, shprehur në përqindje rreth 10% e zviceranëve me gjuhë amtare njërën nga gjuhët zyrtare të vendit, studion në shkolla të larta, fakultete, politeknikume…Gjithnjë e më shumë të rinj, në vend se rrugën e drejtpërdrejtë të hyrjes në gjimnazin e gjatë dhe të studimit pastaj, zgjedhin rrugën etapore, pra pjesë – pjesë, të arritjes së qëllimit pofesional, pra të diplomës së arsimimit superior. Djemtë më shumë se vajzat preferojnë gjithnjë e më shumë këtë rrugë. Prandaj, unë nuk e shoh ndonjë gabim nëse një e re apo i ri zgjedh rrugën e mësimit të ndonjë profesioni dhe nuk ndalet në synimet e saj apo të tij profesionale.Problematike për mua mbeten të rejat dhe të rinjtë me gjuhë të huaj amtare dhe me aftësi të thellë gjykimi dhe mundësi të lartë përceptimi, të cilët, për shkaqe gjuhësore, klasifikohen në nivele të papërshtatshme shkollimi për ta.Këtu ka vend për të vepruar. Dhe në këtë kategori bëjnë pjesë edhe të reja dhe të rinj të talentuar me gjuhë amtare shqipe.Ajo që do të mund të bëhej, siç kam thënë edhe disa herë të tjera, do të ishte krijimi i një shkolle bilinguale (gjermanisht – shqip; frëngjisht – shqip ao italisht – shqip), në të cilën do të mund të shkolloheshin këto të reja dhe të rinj.
Le të jetë patjetër cilësia e projektit, aftësia e individëve, qofshin ata artsistë, mjekë a inxhinierë, e jo nëshkrimet a kundërnënshkrimet, rekomandimet a kundërrekomandimet faktor i promovimit të projektit, të individit a të grupi të individëve.
Koment i botuar për shkrimin në vijim: Arti dhe shkollimi me një paralele
Maliq SopaIde dhe akt shumë i qëlluar formimi i Kuvendit. Mëse i nevojshëm për Bashkësinë shqiptare në Zvicërr. Me gjithë të metat, kryesorja, organizmi ekziston dhe në rrugëtim e sipër mund të merr formën e duhur.Kurrnjë organizim nuk është i lehtë e lëre më një Kuvend si ky, kaq ambicioz.Të më lejohet një shprehje mendimi. Më sa kuptova si lexues, në Kuvend kishte më pak se 300 veta dhe Kryesia e Kuvendit u propozua nga inicuesit e themelimit të Kuvendit dhe u votua me ngritje dore. Nuk më duket që janë përfillur principet demokratike dhe të pretendohet se tani e tutje, ky grup është zëdhënës i Bashkësis shqiptare në Zvicërr, më duket se do të jetë me legjimitet të cunguar. Për keqardhje, pse ne Shqiptarët kemi vështirësi në organizim, në respektim të normave demokratike që mundësojnë gjithëpërfshirje dhe respektim të të drejtave të individit. Në këtë Kuvend, fitohet përshtypja se ka patur qasje përjashtuese ndaj “të vjetërve”, edhepse “janë falënderuar”. Koncept që i përngjanë lëvizjes syrrealiste (Zurich) të fllimshekullit të kaluar.Pra është fjala për koncept organizimi. Dëshirohet vetëm grup të rinjësh bashkëmendimtarësh apo gjithpërfshirje. Duhet menduar shumë segmente veprimi në mesin tonë. Në mesin e Bashkësisë shqiptare ka kategori njerëzish dhe familje që kanë nevojë për ndihma të nduardurshme. Familje që hasin në vështirësi integrimi, u bëhen padrejtësi nga mosnjohja e ligjeve të këtushme, pastaj, ka përplot konflikte gjinore dhe gjeneratash, që shpesh bëhen tema shtypi. Dyshojë se këta të rinjë, sado entuziastë, do të jenë efikas në ofrim ndihme dhe ndërmjetësimi. Andaj, mendoj, ka mundësi të përfshihen edhe më të vjetrit, të profileve dhe profesioneve të ndryshme, nëse vërtetë dëshirojmë ornganizim të mirëfillt, për një mirëqenje më të mirë.Nëse ndonjë më i vjetër do të ketë qenë pjestarë i ndonjë partie politike ndonjëherë, mendoj se nuk ka bërë krim. Në kohëra të vështira, e ka dhënë kontributin e tij për atdhe, aty ku ka patur mundësi dhe ku i është dukur si hapësira më e përshtatshme.Thjesht, jam kundër përjashtimeve dhe të vërehet një koncept i till tek të rinjë dhe njerëz që janë shkolluar pranë akademive zvicerriane, jam i befasuar për të keq. Dëshiroj të jetë vetëm përshtypje dhe jo realitet.Ju kisha lutur të shmangeni nga kategorizimet, stereotipet dhe tashethanemia në kafene të ndryshme. Në çdo gjeneratë dhe në çdo përceptim politik, ka njerëz që mund të jenë të frytshëm.Ju lutem, të mos keqkuptohem. Personalisht, nuk kam kurrfar ambicjesh që të kyqem. Individualisht, gjatë ushtrimit të profesionit dhe jasht profesionit, ndihmoj mjaft bashkatëdhetarë dhe aty vërej se ka segmente jete që duhet mbuluar. Reagova me këta rreshta, vetëm nga dëshira që t’a shoh Bashkësinë të cilës i përkas, më në fund, të jetë e organizuar me kencepte të mirëfillta përparimtare, të kohës. Nisem nga principi se nuk ekziston vetën një mënyrë realizimi, por 36000 mënyra dhe ndoshta e kam gabim me këtë vështrim.Duke ju uruar suksese, përshëndejtjet më të sinqerta.
Koment i botuar për shkrimin në vijim: “Kuvendi…” do të jetë zëri autentik i shqiptarëve të Zvicrës
Hilmi Gashi
Konflikt mes gjenaratave?Më irriton pa masë kahja që kanë marrë këto komentime.
Përveç tonalitetit tejet fyes dhe kritik (pa vetëkritikë) më befason edhe përzierja e asaj çka ka ndodhë në Kuvend dhe asaj çka është duke u shkruar nëpër komente. Si pjesëmarrës në Kuvend nuk kam dëgjuar asnjë fjalë, e cila në ndonjë mënyrë do të kishte mohuar angazhimin dhe kontributin e madh të gjeneratave “të vjetra”.
Përkundrazi, ato janë vlerësuar lartë edhe nga gjenerata më re. Por, kjo gjeneratë e re nuk është e gatshme të investoj kohë dhe energji për t’u angazhuar në struktura dhe procese, të cilat nga fryma janë të qëllueshme, por në zbatim praktik pengohen nga interesat, apetitet dhe krenaria e individëve dhe grupeve, të cilët/cilat janë të kyçur në këtë nismë. Unë i kuptoj shumë mirë këtë gjeneratë të re, e cila i ka thënë vetes: ne jemi shqiptar dhe qytetar të Zvicrës. Ne si komunitet duam të jemi subjekt dhe jo objekt i trajtimit.
Për tu bërë subjekt duhet bashkuar potencialin dhe resurset. Kjo nismë dhe këto mendime duhet mbështetur. Nëse diku gabojnë, atëherë është edhe e udhës që të shprehen kritika dhe sugjerime. Më së miri në formë të bashkëpunimit të frytshëm. Jo me fyerje dhe etiketimeve të padenja.
Dhe më në fund të gjithë atyre të “vjetërve”, të cilët janë prekur nga kjo ngjarje mund vetëm t’ju pyes. Cili do të kishte me qenë reagimi juaj nëse kjo gjeneratë do të thoshte “Nuk na intereson kjo punë e organizimit të diasporës. Ne shikojmë vetëm fatin tonë individual” ? Me këtë dukuri ballafaqohen shumë shoqata zvicerane, të cilat e kanë vështirë të bëjnë përtëritjen e gjeneratave.
Koment i botuar për shkrimin në vijim: “Kuvendi…” do të jetë zëri autentik i shqiptarëve të Zvicrës U mbajt Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara