Shkurt.ch
12 mijë franga, nëse do të kandidosh për zgjedhje!
Aktivistët sindikalë që duan të kandidojnë për Partinë Socialdemokrate (SP) duhet të paguajnë deri në 12 mijë franga
Sigurimi i një vendi në listën e kandidatëve për Parlamentin Federal në zgjedhjet që mbahen këtë vjeshtë, mund të kushtojë para! Diçka e tillë na duket e njohur nga praktika ballkanike, por kësaj radhe kemi të bëjmë me Zvicrën, ku aktivistët sindikalë që duan të kandidojnë për Partinë Socialdemokrate (SP) duhet të paguajnë deri në 12 mijë franga.
Kjo shumë llogaritet për shpenzimet e fushatës që sindikata dhe partia do t`i bëjnë kandidatit përkatës, por megjithatë njoftimi për ekzistimin e një praktike të tillë ka shqetësuar shumëkënd në Bernë.
Problemi ka dalë në sipërfaqe kur Beatrice Stuckli, deputete në dhomën e kantoneve dhe sekretare e Sindikatës së punëtorëve të shërbimeve publike (VPOD) ka kundërshtuar të paguante shumën e kërkuar dhe këtë vendim e ka bërë publik në gazetën “NZZ am Sonntag”.
Kështu, ajo ka thënë se do të heq dorë nga përkrahja e sindikatës dhe do të kandidojë vetëm në emrin e Partisë Socialdemokrate.
Në listën e SP-së së kantonit të Bernës nga 26 vende kandidatësh, 4 janë rezervuar për kandidatët që njëherësh janë aktivë në SP dhe në sindikata. Nga shuma prej 12.000 frangash 8000 i kërkon SP-ja dhe 4000 sindikata.
Një praktikë e tillë nuk është specialitet vetëm i SP-së dhe i sindikatave. Kështu, vjeshtën e kaluar qe bërë publike se FDP e Cyrihut kishte kushtëzuar me 40 mijë franga ata që dëshironin të zinin 4 vendet e para në listën zgjedhore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor