Shkurt.ch
Zvicra “i shpëtoi” valës së refugjatëve nga Afrika Veriore!
Në Zvicër gjatë periudhës së trazirave në shtetet e Afrikës së Veriut numri i refugjatëve është rritur për vetëm 2.5%
Vala e madhe e refugjatëve nga Afrika e Veriut që pritej të kaplonte Zvicrën gjatë muajve të fundit, nuk ka ardhur në përmasat të cilave u frikoheshin përgjegjësit e këtushëm, të fushës së azilit. Kështu, Eduard Gnesa, ambasador i posaçëm për bashkëpunim ndërkombëtar në lëmin e migracionit ka thënë për gazetën “Walliser Boten” se “është shumë e vështirë të gjykohet lidhur me gjendjen. 900 mijë njerëz është pritur të braktisnin Libinë. Prej tyre 2 për qind ose rreth 18.000 kanë ardhur në Evropë. Ndërsa në Zvicër gjatë kësaj kohe numri i refugjatëve është rritur për vetëm 2.5%. Në muajin shkurt, pak pas shpërthimit të trazirave në Tunizi, Egjipt dhe shtete tjera të Afrikës së Veriut, Gnesa e quante “të arsyeshme” frikën nga një valë e madhe e refugjatëve. Edhe ministrja e drejtësisë ishte shprehur për marrjen e masave për strehimin e valës së refugjatëve që pritej të vinte edhe në Zvicër.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Rajoni italian do të modernizojë shërbimet e trenave për në Ticino Lombardia, e cila kufizohet me Zvicrën jugore, po investon 403 milionë euro (380 milionë franga) në...
-
Magjia e Krishtlindjeve në Gjenevë ka filluar
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?