Zhvillim
17 mijë veta nga Ballkani kanë ardhur me leje pune në Gjermani
Rregullorja e veçantë për migrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor kishte hyrë në fuqi në tetor të vitit 2015. Ajo parashihte që edhe punëtorët pa kualifikime të veçanta në vendet e tyre të mund të kërkojnë dhe të marrin një leje për punë në Gjermani
Numri i azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nga vendet e Ballkanit perëndimor, pas shpalljes së këtyre shteteve si vende të sigurta të prejardhjes, ka pësuar rënie të madhe. Por, në të njëjtën kohë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2016 ka pasur një lëvizje ndryshe, shkruan ntv.de.
17.184 veta kanë ardhur gjatë këtyre gjashtë muajve në rrugë legale nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi për të punuar në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Këtë deklaratë e ka dhënës sot Thomas Liebig nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Rregullorja e veçantë për migrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor kishte hyrë në fuqi në tetor të vitit 2015. Ajo parashihte që edhe punëtorët pa kualifikime të veçanta në vendet e tyre të mund të kërkojnë dhe të marrin një leje për punë në Gjermani.
Për azilkërkuesit kjo e drejtë vlente vetëm në rast se ata do të tërheqin mbrapa kërkesën e tyre për azil dhe do ta lëshojnë Gjermaninë menjëherë.
Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2015 qëndronin në listën e 10 vendeve kryesore të prejardhje së refugjatëve ne Gjermani, përcjell albinfo.ch Ndërsa në gusht të vitit 2016 në këtë dhjetëshe bënte pjesë vetëm Shqipëria.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë