Shkurt.ch
Nuk ka rrezik infektimi nga perimet zvicerane
Byroja Federale për Shëndetësi (BAG) njofton se në Zvicër nuk ka rrezik të infektimit nga virusi EHEC përmes konsumimit të perimeve
Frika nga infektimi me virusin EHEC (E-coli) që, sipas opinionit tashmë të krijuar përhapej përmes perimeve të gjelbra, ka detyruar prodhuesit e perimeve që t`i asgjësojnë “tepricat” e prodhimeve të tyre. Gjatë ditëve të fundit, siç bën të ditur magazina e SF1, 10vor10 shitja e perimeve ka rënë deri në 50 për qind krahasuar me normalen.
Siç i ka deklaruar një prodhues perimesh emisionit në fjalë, vetëm të premten që shkoi atij i është dashur të asgjësonte mbi 10.000 tranguj nga kopshti i vet.
Perimet nga prodhimi i tyre janë detyruar t`i shkatërrojnë edhe 160 prodhuesit bujqësorë që janë të lidhur me organizatën BioGroup. Ata kanë asgjësuar të hënën rreth 30.000 deri në 40.000 tranguj që nuk kanë mundur t`i shitnin.
Ndërkohë, nga Byroja Federale për Shëndetësi (BAG) njoftojnë se në Zvicër nuk ka rrezik të infektimit nga virusi EHEC përmes konsumimit të perimeve. “Të gjitha ushqimet në Zvicër mund të konsumohen”, ka thënë për emisionin Tagesschau Daniel Koch nga sektori i sëmundjeve ngjitëse në kuadër të BAG.
Nga 27 rastet me virusin EHEC në Zvicër, dy syresh janë infektuar në Gjermani. Të gjitha rastet tjera nuk kanë të bëjnë me atë nëntip të virusit që është paraqitur në Gjermani, ka thënë Koch. BAG u rekomandon personave që udhëtojnë në veriun e Gjermanisë të mos konsumojnë perime të freskëta
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor