Feja
Përtej burkës dhe xhamive
I nisur nga situata ne Francë, Bashkim Iseni ngre disa pyetje në lidhje me gjendjen në Zvicër.
Tema e Islamit, myslimanëve dhe integrimin e tyre përjeton ndryshime të reja politike dhe mediatike në Francë. Këto polemika janë pjesë e një konteksti të pasigurisë lidhur me sulmet terroriste të njëpasnjëshme të përjetuara nga vendi, gjë që është, në një farë mase, e kuptueshme. Ku qëndron problemi? Ky “debat” që tërheq votues të shumtë fajton dimensionet kulturore për të shpjeguar pafuqinë ndaj popullsisë myslimane, ndërsa shkaqet e komunitarizmit janë jashtë diskutimeve. Domethënë: Pengesat e lëvizshmërisë shoqërore, veçanërisht ato të të rinjve me prejardhje emigrante dhe jo koherenceva të politikave mbi migrimin.
Përgjegjësia për dështimin e mundshëm të integrimit të popullsive emigrante, kryesisht nga ish-kolonitë, është hedhur e gjitha mbi ta, sepse sipas kësaj pikëpamjeje, nga ana kulturore ata janë të papajtueshëm me laicizmin dhe vlerat e Republikës. Për shkak se kultura e tyre bazohet te feja. Edhe pse pesha e traditës peshon në të vërtetë mbi ta, është e qartë se ndryshimi është një realitet që nuk duhet ta anashkalojmë.
Kohët e fundit, gazeta Le Monde publikoi një studim të bazuar në një sondazh të madh të kryer pranë popullsisë te fesë apo të kulturës myslimane. Rezultatet theksojnë se shumica e heshtur e kësaj popullate « është pjesë e një sistemi të vlerave dhe praktikave fetare që i përshtatet korpusit Republikan ».
Në Zvicër, debati në lidhje me praninë myslimane po merr gjithashtu një drejtim të shtrembëruar mbi identitetin. Për shkak se ai vë në qendër të diskutimit, situata pothuajse jo-ekzistente ose margjinale. Debati lind sërish – pas atij në lidhje me minarete – mbi situata ekstreme dhe minoritare.
Shembulli i fundit është mbledhja e nënshkrimeve për nismën e Komitetit Egerkingen, e cila kërkon të ndalojë fshehjen e fytyrës së grave. Në fakt, është e kuptueshme dëshira që ne kemi për të vendosur simbolikisht limite që nuk duhen tejkaluar. Megjithatë, problemi këtu është fakti se veli i plotë vë në shënjestër personat myslimanë në Zvicër, ndërkohë që ky është një fenomen që është e huaj për traditat dhe zakonet e shumicës dërrmuese të myslimanëve në Zvicër, të cilat janë me origjinë evropiane dhe që jetojnë përkatësinë e tyre fetare në harmoni me ligjet dhe kulturën zvicerane.
Atëherë kur integrimi i myslimanëve këtu në Zvicër është në rrugën e duhur, me të drejtë shtrohet pyetja nëse ky lloj i mobilizimit politik në nivel federal nuk krijon më shumë probleme të integrimit sesa zgjidhje. Përveç kësaj, çështjet fetare nuk varen nga kompetencat e ç’do kantoni?
(24 heures)
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje