Keystone
Lajme
Dasma mbretërore në Shqipëri
Tabloidi “Daily Mail”, kujton se si familja mbretërore shqiptare u dëbua nga vendi më 1939 pasi Shqipëria u pushtua nga fashistët italianë
Shqipëria ka organizuar ceremoninë e dytë martesore mbretërore pasi Princi Leka II u martua me të fejuarën e tij Elia Zaharia në një ceremoni luksoze, shkruan albinfo.ch.
Ky çift ishte fejuar në Paris në vitin 2010, por planifikimet për ditën e madhe i nisën vetëm pak muaj më parë.
Ceremonia përmbante të gjitha parakushtet e një dasme mbretërore me rreth 20 familje mbretërore nga e mbarë bota të pranishme, duke përfshirë Princin Michael nga Kent-kushëriri i parë i Mbretëreshës Elizabeth II e Britanisë së Madhe.
Të pranishme ishin edhe Princesha Lea nga Belgjika e Mbretëresha Sofia nga Spanja.
Mediumi britanik, “Daily Mail”, kujton se si familja mbretërore shqiptare u dëbua nga vendi më 1939 pasi Shqipëria u pushtua nga fashistët italianë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Komunistët morën pushtetin, Mbreti Zog, gjyshi i Princit Lekë, dhe familja e tij u konsideruan tradhtarë dhe iu hoq pushteti në tërësi dhe u fshinë nga librat e historisë.
Në këtë dasmë morën pjesë edhe shumë ‘VIP’. Rona Nishliu, Olta Gixhari, Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Rudina Magjistari, Marsela Çibukaj kanë qenë disa nga të ftuarit që kanë uruar çiftin Zogu.
Ardit Gjebrea ka shkruar: “Me princeshën Zaharia në ditën e saj të dasmës. Jetë të lumtur!”.
“Jetë të lumtur e me shumë trashëgimtarë”, ka shkruar Rudina Magjistari në postimin e saj.
Ndërsa Soni Malaj ka shkruar: “Shumë e lumtur për ty mikja ime. Të trashëgohesh dhe qofsh përjetë e lumtur me princin tënd”.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Dhurohen subvencione për vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë zvicerane Stimujt e rinj financiarë për vendosjen e paneleve diellore në shtëpinë tuaj zvicerane...
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve