Shkurt.ch
Sportel online për zviceranët jashtë vendit
Në këtë sportel, klientët mund t`i përpilojnë por edhe t`i lexojnë të dhënat e tyre pavarësisht nga koha dhe vendi. Ata po ashtu do të munden që njoftimet mbi në regjistrin civil të zviceranëve jashtë vendit t`i bëjnë vet
Nga fillimi i tetorit, zviceranët me qëndrim jashtë shtetit (diaspora zvicerane) ka në dispozicion një sportel virtual online për të përfituar nga shërbimet e ndryshme konsullore. Në këtë mënyrë do të mund të kryhen shërbime si njoftimet e natyrës së gjendjes civile (lindjet, martesat, vdekjet) pastaj ndërrimi i adresës etj, thuhet në një komunikatë nga Departamenti (ministria) Federal i Punëve të Jashtme, EDA. Do të bëhet po ashtu e mundur që të bëhen edhe pagesa të caktuara të taksave me E-Payment.
Sporteli online “e-VERA” është zhvilluar nga ndërmarrja “Glaux Soft”. Kjo ndërmarrje kishte fituar në vitin 2014 tenderin prej 5 milionësh, i cili parasheh edhe mirëmbajtjen deri në vitin 2021.
“eVERA” është zhvilluar nga prodhuesi i softuerit nga Berna dhe është emërtuar mbi bazën e platformës së vet të quajtur Evidence Nova.
Në këtë sportel, klientët mund t`i përpilojnë por edhe t`i lexojnë të dhënat e tyre pavarësisht nga koha dhe vendi. Ata po ashtu do të munden që njoftimet mbi në regjistrin civil të zviceranëve jashtë vendit t`i bëjnë vet.
Shërbimet konsullore që kushtojnë, si për shembull dëshmitë e shtetësisë etj. mund të porositen në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes internetit dhe të paguhen me ePayment ose kartelë krediti.
Sporteli virtual mund të hapet në faqen e EDA-s www.eda.admin.ch nën rubrikën “online-Schalter” si dhe në veb faqet e disa përfaqësive diplomatike të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët