Integrimi
U mbajt Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
Kryetar, për fazën njëvjeçare, u zgjodh Orhan Spahiu. U zgjodh edhe Këshilli mbikëqyrës prej 13 vetash dhe kryesia, po ashtu prej 13 vetash

Të dielën në Bernë, në prani të mbi 160 delegatëve të mbledhur nga shumica e kantoneve zvicerane, është mbajtur Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës.
Organizatorët kishin arritur të mbledhin bashkë në Kuvendin themelues të Bernës shqiptarë nga të gjitha shtresat dhe profesionet, pa marrë parasysh vendin e prejardhjes dhe përkatësinë e tyre politike e fetare.
Ky Kuvend, ka për qëllim t’i japë mandatin një lobi shqiptar të diasporës së këtushme karshi vendit pritës dhe vendeve të origjinës. Një fillim i mbarë në organizimin e shqiptarëve në Zvicër, është vlerësuar një Kuvend i tillë, për të cilin kishin punuar një grup i ekspertëve gjatë një viti.
© albinfo.ch
Një nismë të tillë është përshëndetur edhe ambasadorët shqiptarë të akredituar në Bernë. Diplomatët shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova: Mehmet Elezi, Aziz Pollozhani Nazif Ramadani dhe Naim Malaj, kanë thënë se me këtë hap përfundimisht po hapet një faqe e re në historinë e mërgatës shqiptare në Zvicër.
Ndërkaq, përfaqësues zviceranë nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Kooperim, nga Komisioni Federal për çështjet e Migracionit dhe nga Zyra Federale për Migracion, kanë thënë para delegatëve të mbledhur se me këtë Kuvend po artikulohet zëri i shqiptarëve karshi shtetit pritës dhe atij të prejardhjes..
Delegatët e mbledhur nga tërë Zvicra kanë zhvilluar një debat të gjallë rreth statutit dhe organigramit. Pas vërejtjeve dhe plotësimeve të bëra, delegatët kanë miratuar statutin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
© albinfo.ch
Kuvendi, zgjodhi një Këshill mbikëqyrës të përbërë prej 13 vetash si dhe kryesinë, të përbërë po ashtu prej 13 vetash, përfaqësues të profesioneve, kantoneve, gjinive dhe moshave të ndryshme, duke respektuar shumëllojshmërinë e diasporës shqiptare në Zvicër.
Si zgjedhja e këshillit ashtu edhe ajo e kryesisë, u shoqëruan nga një numër kundërshtimesh të një numri të pjesëmarrësve. Por në fund, zgjedhja u bë me shumicë dërmuese të votave.
© albinfo.ch: Orhan Spahiu
Gjatë vitit të parë, Kuvendi do të kryesohet nga Orhan Spahiu dhe, siç është thënë, do të hedhë themelet e një organizimi të mirëfilltë përmes punës së komisioneve. Pas një viti, një kuvend tjetër zgjedhor do të nxjerrë kryesinë dhe këshillin e ri, u vendos në kuvendin e mbajtur të dielën.
Ky organizim, është cilësuar nga pjesëmarrësit si një arritje e madhe për diasporën shqiptare, si një nga organizimet më të mëdha në Zvicër, ku përgjegjësia bartet te brezi i ri, i rritur dhe i formuar në këtë vend, bartës i dy kulturave dhe mentaliteteve.
Megjithatë, në Kuvend është thënë se në asnjë mënyrë nuk anashkalohet kontributi edhe i gjeneratave dhe veprimtarëve të deritanishëm duke shprehur bindjen se ata tash e tutje do të funksionojnë si një urë lidhëse dhe si zëdhënës i kësaj diaspore.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër Luli & Goni Lemes” nuk është thjesht një film me batuta. Përveç të qeshurave, filmi do...
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23...
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër