Shkurt.ch
Shqiptari nga Maqedonia vret gruan dhe të bijën
Gani L. në Einsiedeln , sipas medieve zvicerane ka vrarë vajzën pse kishte dashnor dhe nënën e saj, pse e mbështeste vajzën!
Në Einsiedeln të kantonit Schwyz Gani L., një burrë 56 vjeçar shqiptar nga Maqedonia, ka vrarë gruan 48 vjeçare dhe të bijën 24 vjeçare në mbrëmjen e të shtunës. Pas kësaj, ai ndodhet në arrest, shkruajnë blick.ch, nzz.ch dhe mediet tjera zvicerane.
Sipas të dhënave të policisë, vajza ka vdekur në vend nga plagët e marra, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë në natën në mes të të shtunës dhe të dielës në spital, ku ishte bartur me helikopter për shkak të plagëve të rënda.
Prokuroria shtetërore dhe policia kantonale e Schwyzit janë duke i bërë hetimet lidhur me motivin e vrasjeve. Sipas gazetës Blick.ch bëhet fjalë për një “vrasje nderi”, e cila duket të jetë bërë pasi që babai nuk kishte pranuar lidhjen me një djalë, që kishte zgjedhur e bija.
Vajza tashmë e vrarë, ishte studente e pedagogjisë në Universitetin e Lucernit. Babai i saj, bashkë me familjen kishte ardhur në Zvicër para 13 vitesh dhe, siç shkruajnë portalet zvicerane, ushtronte një diktaturë të hekurt në familje.
Sipas fqinjëve të familjes, në banesën ku kanë ndodhur vrasjet ka pasur në vazhdimësi zhurmë dhe zënka. Për këtë arsye familja është vizituar nga policia të mërkurën që kaloi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor