Shkurt.ch
Facebook-u “njeh” pavarësinë e Kosovës
Facebook ka njoftuar se ka vendosur Kosovën si shtet ku personat mund të regjistrohen si shtetas kosovarë
Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit të njohur social në internet, Facebook, ka krijuar të ashtuquajturit “Ambasadorë”, të cilët në një mënyrë mund të funksionojnë sikurse ambasadat reale.
Facebook ka njoftuar të shtunën se, përveç të tjerave, e ka vendosur Kosovën si shtet ku personat mund të regjistrohen si shtetas kosovarë, njoftoi portal magazina Slate, të cilës i referohet telegrafi.com.
Zuckerberg ka theksuar se, edhe pse vetëm një e treta e shteteve të cilat gjinden të anëtarësuara në Kombet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prapë se prapë, është e drejtë e kosovarëve që në rrjetet sociale në internet të kenë mundësinë për të deklaruar nënshtetësinë e tyre.
Po ashtu Zuckerberg ka kërkuar edhe nga rrjetet sociale të tjera që të veprojnë në të njëjtën mënyrë, ndërsa nga Google ka kërkuar që të sjellë edhe gjuhën shqipe në sistemin e saj, jo vetëm për kosovarët, por edhe për ata në Shqipëri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor