Lajme
LSDM në fushatë: shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev premton se gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit në Maqedoni. Ai thotë se me LSDM-në edhe Maqedonia do të duket më bukur
Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev sërish ka përsëritur sintagmën e tij politike se nëse i fiton zgjedhjet e 11 dhjetorit, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni. PoR, në hapjen e fushatës parazgjedhore ai nuk ka pasur asnjë mbishkrim në gjuhen shqipe.
Megjithatë në kryesinë qendrore të LSDM-së, Zaevi ka dy shqiptarë Muhamed Zeqirin dhe Edmond Ademin. Por, edhe këta dy nuk kanë arritur që ta bindin Zaevin që zgjedhjet t’i promovoj edhe shqip.
Ndryshe gjuha shqipe në Maqedoni është zyrtare aty ku ka 20 për qind shqiptarë.
Në hapjen e fushatës zgjedhore, Zoran Zaev theksoi se pas 11 dhjetorit, Maqedonia nuk do ta festojë fitoren e LSDM-së, por do ta festojë jetën. Sipas tij, fitorja nuk duhet për pushtet dhe për ta ushqyer egon, sepse qytetarëve më së pakti u janë të rëndësishme fitoret partiake.
“LSDM-ja u hap, beteja është shumë e madhe dhe shumë e fortë që ta luftojë e vetme. Gjithkujt ia shtrijmë dorën, gjithkënd do ta dëgjojmë, sepse gjithkush është i rëndësishëm dhe i nevojshëm, gjithkush ka ndonjë hall, ide apo plan. Nga sot, çdo shtab dhe zyrë do t’i lë dyert hapur. Nga ky moment dhe përgjithnjë, njerëzit duhet të dinë se ku mund të trokasin. Do t’i dëgjojmë dhe zgjidhim problemet e tyre… ata do të vijnë te ne, ne do të shkojmë te ata. Kështu i ngjan LSDM-së të punojë”, tha Zaev, citon INA.
Në fjalimin e tij, Zaevi iu kthye edhe masave prioritare nën moton “Plani për Maqedoninë”. Siç tha ai, masat parashikojnë mbështetje për çdo kategori të shoqërisë, bashkësinë afariste, studentët, pensionistët, bujqit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












