Shkurt.ch
Paditet autori zviceran i lojës kompjuterike kundër minareve
Për veprën penale të nxitjes se urrejtjes ligji austriak parasheh dënim me burg deri në dy vjet
Mjeshtri zviceran i marketingut Alexander Segert dhe politikani austriak i FPÖ-së Gerhard Kurzmann janë paditur nga Prokuroria shtetërore e Gracit të Austrisë. Ndaj tyre është ngritur padi për nxitje të urrejtjes ndaj një grupi të caktuar të shoqërisë, me rastin e lëshimit në qarkullim të lojës kompjuterike online “Mosche baba”.
Kjo lojë favorizon sulmet (me klikime) ndaj xhamive, minareve dhe myezinëve: sa më shumë nga këta të rrëzohen ose “të vriten”, më shumë pikë ka fituesi.
Kjo lojë ka qenë pjesë përbërëse e fushatës elektorale të FPÖ-së së të republikës Steiermark në vitin 2010, shkruan 20minuten.ch.
Për veprën penale të nxitjes se urrejtjes ligji austriak parasheh dënim me burg deri në dy vjet. Prokurori ka kërkuar që ndaj dy të akuzuarve të caktohet edhe një dënim me gjobë.
Segert ka qenë po ashtu autor edhe i lojës së internetit “Minarett-Attack”, të cilën e kishte krijuar gjatë fushatës së votimit popullor për ndalimin e minareve, që është mbajtur vitin e kaluar në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor