Shkurt.ch
Braktisja e atomit përcillet me mendime pro dhe contra
Jo të gjitha partitë pajtohen me strategjinë qeveritare të daljes nga varësia prej energjisë nukleare
Pas vendimit që mori Qeveria e Zvicrës të mërkurën për braktisje graduale të energjisë atomike, kanë pasuar edhe reagimet e partive politike. Viti 2034 është caktuar si vit kur Zvicra do të shkyçë të gjitha centralet atomike të saj (janë gjithsej 5).
Por, jo të gjitha partitë pajtohen me strategjinë e daljes nga varësia prej energjisë së përmendur. Partia Liberale (FDP), ndonëse ka përshëndetur parimisht pjesën e vendimit ku thuhet se centralet e vjetra nuk do të zëvendësohen me reaktorë të gjeneratës së sotme. Mirëpo, sipas kësaj partie, megjithatë “nuk duhet që të mbyllen përfundimisht dyert edhe për teknologjitë e reja”, shkruan drs.ch.
Ndërsa partitë e majta dhe shoqatat e mbrojtjes së mjedisit janë kryesisht të kënaqura me vendimin e qeverisë . Partia Socialdemokrate vlerëson se qeveria ka qenë tepër tolerante kur u ka lënë centraleve atomike afat shfrytëzimi 50 vjeçar. Shkyçja më e shpejtë duhej të mundësohej po ashtu. Ngjashëm kanë reaguar edhe të gjelbrit.
CVP e ka përshëndetur vendimin duke e quajtur atë të guximshëm dhe novator. Braktisja e energjisë atomike është rruga e vetme e realizueshme, ka thënë kryetari i CVP-së Christoph Darbellay.
Krejtësisht i ndryshëm ka qenë reagimi i SVP-së. Sipas kryetarit të kësaj partie, Toni Brunner, nevojitet një koncept i qartë se si do të sigurohet në të ardhmen furnizimi me rrymë elektrike, kur të jenë shkyçur centralet atomike.
Po ashtu kundër vendimit të qeverisë është shprehur edhe organizata që bën bashkë shoqatat e ekonomisë “Economiesuisse” si dhe përfaqësuesit e prodhuesve të energjisë elektrike. Sipas tyre, vendimi i qeverisë është i nxituar dhe mbështetet në baza joserioze”. +
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor