Integrimi
Integrimi, çështje e të gjithëve
Integrimi prek po ashtu edhe ekonominë, dhe atë për arsye të efikasitetit dhe rentabilitetit
Më 12 maj në Solothurn-Soleure u mbajt konferenca e dytë kombëtare për integrimin e të huajve. Bëhet, pra, fjalë për një ngjarje të rëndësishme politike, e cila i mbledh aktorët kryesorë për integrimin e të huajve, respektivisht shtetin, i përfaqësuar nga Konfederata, kantonet, komunat si dhe qytetet e mëdha, migrantët, shoqëria civile si dhe qarqet ekonomike.
Prezenca e larmishme e këtyre aktorëve lë të kuptohet për evoluimin e mendimit si dhe veprimit në fushën e integrimit të të huajve. Tani e tutje integrimi shihet si një proces multidimensional, i cili mbërthen involvimin si dhe bashkëpunimin e të gjithë sektorëve.
Ky kuvendim mundësoi të nënvizohet rëndësia e një politike të integrimit të mbështetur, si dhe të ripohojë parimet mbi të cilat ajo duhet të bazohet: realizimin e barazisë së gjasave, marrja në konsideratë e barazisë së gjasave, të kërkuarit e përgjegjësisë individuale si dhe shfrytëzimin e potencialeve.
Dy parimet e para kanë të bëjnë në veçanti me rolin e shtetit dhe atë në nivele të ndryshme. Angazhimi i pushtetit publik karshi sfidave të integrimit është me rëndësi strategjike. Kontributi i shtetit konsiston në veçanti në krijimin e një suaze institucionale dhe legale, e cila iu mundëson të huajve për t’u integruar si dhe për t’u akceptuar në vendin pritës, si dhe të luftojë kundër diskriminimit.
Përgjegjësia individuale prek natyrisht të huajt. Nëse është i pamohueshëm fakti se integrimi nënkupton një angazhim nga shoqëria pritëse, është po ashtu fakt se ajo kërkon edhe angazhim nga migrantët. Këta të fundit duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj obligimeve të tyre.
Së fundi, parimi i shfrytëzimit të potencialeve të integrimit prek rolin e ekonomisë. Më konkretisht, integrimi ka të bëjë po ashtu edhe me ndërmarrjet zvicerane për motive të investimit shoqëror, mirëpo sidomos për arsye të efikasitetit dhe të rentabilitetit.
Në Solothurn-Soleure, një ndërmarrje simbolike e industrisë zvicerane i prezantoi angazhimet e saj për integrimin e personelit të saj të huaj të pakualifikuar, duke i mundësuar atij përvetësimin e aftësive gjuhësore, duke i mundësuar po ashtu edhe shkollim të brendshëm si dhe trajnime.
Këto masa favorizojnë shkathtësinë e bashkëpunëtorëve, aspekt ky shumë i nevojshëm karshi ndryshimeve të një ndërmarrjeje në kërkim permanent të efikasitetit.
Rezultatet e këtij investimi për bashkëpunëtorët e huaj jo të kualifikuar vështirë mund të dëshmohen me shifra, mirëpo efektet mbi fleksibilitetin, motivimin si dhe vënien në vlerë të potencialeve të bashkëpunëtorëve duket se janë të dukshme.
Kështu që investimi në integrimin e të huajve nuk duhet t’u lihet vetëm aktorëve shtetërorë ose të huajve, por ai i takon po ashtu edhe qarqeve ekonomike: integrimi është çështje e të gjithëve.
Marrë nga « 24Heures », 21-22 maj 2011
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor