Sallata

Sallatë me patate

Sallata me patate është ideale për t'u shërbyer në verë dhe në dimër. Ajo mund të përgatitet paraprakisht dhe mund të ruhet në frigorifer.

Përbërësit:

•       800 gr patate
•       125 gr kos (i bardhë)
•       1 lugë majdanoz (i grirë)
•       2 lugë qepë e njomë (të grira)
•       2 lugë majonezë
•       kripë
•       1 lugë mustardë (delikate)
•       piper i bardhë.

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj sallate, në fillim duhet t’i zieni patatet. Mbushni një tenxhere me ujë, shtojini kripë dhe në të hidhni patatet të paqëruara dhe i lëni deri sa të zihen (koha për zierjen e patates varion, pasi varet madhësia e patates). Pasi ato të jenë zier, thajini dhe lërini të ftohen.

Ndërkohë fillojmë përgatitjen e salcës shoqëruese të patateve. Marrim një tas dhe hedhim kosin, mustardën, majonezën, qepët e njoma dhe majdanozin e grirë. Përziejini të gjitha së bashku dhe në fund hidhni kripë e piper, sipas dëshirës.

Pasi patatet të jenë ftohur, qërojini dhe pritini në kuba të mëdha dhe hidhini në një tas.

Patateve hidhuni dhe salcën e përgatitur më parë dhe më pas futeni në frigorifer, të paktën 30 min para se ta shërbeni. Sallata juaj me patate është gati.

Ju bëftë mirë!