Gjuha

Seminar për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkollat shqipe

Seminari u mbajt nën kujdesin e përbashkët të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë »Naim Frashëri » dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut.

Ditën e shtunë më 24 shtator, në « Shkollën e Lartë Pedagogjike «  të Cyrihut zhvilloi punimet Seminari i dytë trajnues për mësimdhënës të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.

Seminari u mbajt nën kujdesin e përbashkët të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë »Naim Frashëri » dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut.

“Mirësevini ! “Me këtë urim u pritën nga stafi i pedagogëve Dr Dr Basil Shader, Profesor  në ShLP dhe Nexhat Maloku, Kryetar i LAPSH-it, mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Seminar u vjen në ndihmë mësuesve për të realizuar cilësisht mësimdhënien e gjuhës shqipe në përmbushje të programit të saj. Ky Seminar mund të shërbejë si mbështetje për vetëzhvillimin profesional të mësuesve si dhe për të organizuar seanca kualifikuese me mësimdhënësit.

Qëllimi i këtij seminari është rritja e aftësive të mësimdhënësve të shkollave të mësimit plotësues për të përdorur sa më mirë “Materialet didaktike “të hartuara po për ketë qëllim.

Në Seminar janë paraparë grupe të vogla mësimdhënësish, morën pjesë 13 mësues dhe mësuese nga hapësira gjeografike e Zvicrës gjermanisht folëse.

Prof Dr. Dr Basil Shader në leksionin e tij me temë « Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes ose Mësimin Plotësues“, i njohu të pranishmit me programin e seminarit.

Si kundër është e njohur në Seminarin e parë është trajtuar tema:  ”Përkrahja e të folurit në gjuhën amtare‘ (komunikimi gojor). Në seminarin e dytë në fokus qe “Përkrahja e të shkruarit në gjuhën amtare”duke përfshi:

– për standarde dhe kërkesa themelore të didaktikës aktuale të të
shkruarit.

– sidomos për mundësi të ndryshme të përkrahjes të të shkruarit përmes
metodës së scaffolding-ut (pune me ‘skele’)

– për aspekte të tjera të didaktikës së të shkruarit.

Programi i Seminarit na afroi: Ora e parë: Pyetje dhe shkëmbim përvojash lidhur me detyrat për takimin e sotëm me temat: ‘Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë. Shkëmbim përvojash lidhur me realizimin e një diskutimi në klasë, me rregulla të caktuara paraprakisht (në grupe me 3) (10 min.) Shkëmbim përvojash/rekomandime lidhur me 1-2 krerët nga Doracaku Bazat dhe Arsyet.

Ora e dytë: Inpute për temat ‘didaktika e të shkruarit’ dhe ‘puna me «skele» (scaffolding)’

  • Standarde dhe kërkesa themelore të didaktikës aktuale (te ne) të të
    shkruarit
  • Veçantitë dhe vështirësitë të të shkruarit në gjuhën e parë.
  • Mundësi të përkrahjes së të shkruarit përmes punës me skele (scaffolding)

Ora e tretë dhe e katërt:
– Tri mundësi për t’u thelluar në “skele”scaffolding
– Aktivitet kreativ i përbashkët
– Shembull videografik për ca aspekte të të shkruarit.

Pas çdo mësimi teorik  vijohej me punë praktike në grupe, secili grup punoi në mënyrë të pavarur për shkrimin e një mësimi konkret me temë të zgjedhur nga vetë grupet. Gjatë kësaj kohe u vu re një vlerësim maksimal nga grupet pjesëmarrës, gjë që u kurorëzua me prezantimet dinjitoze të punëve nga çdo grup.

Në pikën e parafundit të Seminarit mësuesja Nexhmije Mehmetaj foli për realizimin e mësimit përmes Projektit “Jeta dhe vepra e Shën Terezës” me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Mësimi i mbështetur mbi parimin e humanitetit është në lidhje të ngushtë me zhvillimin edukativ për nxënës të të gjitha moshave. Me krijimet e nxënësve hapi një ekspozitë ku personazh ishte  Gonxhe Bojaxhiu ose Shën Tereza, shëmbëlltyrë e humanizmit botëror.

Në fund u bë ceremonia e mbylljes, e shoqëruar me vlerësimet e rastit nga drejtuesit e seminarit  dhe të cilët në fjalën e tyre falënderuan pjesëmarrësit për angazhimin serioz gjatë gjithë seancave të seminarit, nxorën në pah vlerat e arritjeve dhe premtuan se në kuadrin e bashkëpunimit shumë të suksesshëm të deritanishëm midis dy institucioneve përkatëse ky bashkëpunim të vazhdojë më tej me Seminarin e tretë në të ardhmen.

Në mbyllje të punimeve të Seminarit një falënderim i veçantë nga ana jonë i shkon znj mësuese Erica Shader (bashkëshortja e albanologut Shader) e cila ishte kujdesur për ne duke na dërguar ushqime  të cilat i shijuam gjatë pushimit të Seminarit.

 

Delemont, 26.09.2016                                                  Nexhmije Mehmetaj