Shkurt.ch
SVP kundër zgjatjes së misionit të SWISSCOY-t në Kosovë
Me qëndrimin e saj, SVP po bie në kundërshtim edhe me vetë ministrin e mbrojtjes Ueli Maurer, i cili vjen nga kjo parti
Partia më e madhe zvicerane, Partia Popullore e Zvicrës (SVP) është shprehur të shtunën kundër zgjatjes së qëndrimit të trupave zvicerane, Swisscoy, në Kosovë deri në fund të vitit 2014, siç është propozuar nga Qeveria Federale. Kërkesa e SVP-së do të shqyrtohet në sesionin veror të Parlamentit Nacional që fillon më 31 maj.
Angazhimi ushtarak në Kosovë, shikuar nga aspekti i politikës së migrimit, nuk ka më ndonjë kuptim, ka njoftuar fraksioni i SVP-së në parlamentin e Zvicrës, raporton nzz.ch. Për këtë arsye, Zvicra duhet ta përfundojë më në fund misionin e saj atje.
Me qëndrimin e saj, SVP po bie në kundërshtim edhe me vetë ministrin e mbrojtjes Ueli Maurer, i cili vjen nga kjo parti. Ai jo vetëm që qëndron mbrapa zgjatjes së mandatit të Swisscoy-t në Kosovë por ka propozuar madje edhe mundësinë e rritjes në numër të këtij misioni.
Dhoma e kantoneve e Parlamentit Nacional në sesionin dimëror e pati miratuar me 29 vota pro, asnjë kundër dhe një të përmbajtur, zgjatjen e misionit të Swisscoy në Kosovë.
Swisscoy, si pjesë e trupave multinacionale të KFOR-it, gjendet në Kosovë që nga viti 1999. Nga fillimi e deri më tash në këtë mision kanë marrë pjesë vullnetarisht 4200 pjesëtarë të forcave ushtarake zvicerane. Duke filluar nga viti 2002 Swisscoy është i armatosur për vetëmbrojtje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor