E-Diaspora
Besmir Rexhmati, prej një refugjati, arbitër në Gjermani
Besmiri kishte ardhur si i mitur dhe i vetëm në Gjermani
Nuk ka as 15 muaj që ka emigruar në Gjermani, por Besmir Rexhmati tashmë është pajisur me licencën dhe ndërkohë është i angazhuar nga FC Galaxy, duke u bërë referi i parë i rrethinës Steinfurt në Gjermani me origjinë të huaj.
E përditshmja gjermane „Westfalische Nachrichten“ shkruan se Besmir Rexhmati llogaritet si arbitri i parë në rrethinën Steinfurt të Gjermanisë me prejardhje refugjatësh, përcjell albinfo.ch.
Besmiri kishte ardhur si i mitur dhe i vetëm në Gjermani, por që tashmë ka mbushur 18 vjet dhe ka depërtuar shpejt në jetën sportive duke u angazhuar në FC Galaxy.
„Futbolli kuptohet në gjithë botën me një gjuhë universale“, thotë i bindur shefi i FC Galaxy Steinfurt, Ali Pish Been, duke lavdëruar shqiptarin se do ta ketë shumë lehtë ta ndajë drejtësinë në fushën e gjelbër.
Gjyqtari Lehrwart Christian Schmees ishte skeptik për shkak të barrierave gjuhësore të Rexhmati, që mund t’ia komplikojnë jetën si arbitër. Por, ai kishte kuptuar gjithçka saktësisht duke kaluar provimin përfundimtar për arbitër.
Tashmë disa ndeshje të të rinjve janë udhëhequr nga Rexhmati, me origjinë nga Tirana.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër