Kuzhina shqiptare
Mantia
Mantiat mund t’i bëni dhe me djathë, spinaq apo bashkë (djathë e spinaq) të përziera.
• 1 kg mish të bluar,
• 2 qepë,
• 1 lugë gjalpë,
• majdanoz i grirë hollë,
• 1 kg miell,
• 200 gr gjalpë,
• Kripë,
• Piper.
Udhëzime:
E zëmë brumin me ½ l. ujë, 1 lugë vaj dhe kripë.
Brumi i butë ngjeshet mirë dhe mbulohet sa të pushojë pak.
Në ndërkohë, pritet qepa imët dhe fërgohet në gjalpë ose vaj.
Shtohet mishi, fërgohet me qepën, gjersa ta ndërrojë ngjyrën.
Hidhet kripë sipas shijës, piper dhe majdanoz i grirë hollë.
Brumi ndahet në 28 toptha.7 toptha tëhollohen sa një pjatë, pastaj duke i lyer me yndyrë vendosen njëri mbi tjetrin dhe rritet në katmer të rëndomtë.
Katmeri hollohet duke ia dhënë formën katrore dhe pritet për gjysmë.
Në dy pjesët vendoset nga yçi i përgatitur dhe mbështillen në role gjatësie sa tepsia.
Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.
Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit dhe të yçit.
Lyhen përmbi me yndyrë dhe priten në mantia të vogla.
Piqet në furrë të nxehtë në fillim me temperaturë 250 gradë C pas 15 minutash ulet temperatura në 200 gradë C për t’u pjekur mantiat gjersa të skuqen pak.
Në vend se të gatuhen në formë roleje, brumi i holluar mund të pritet në katrorë madhësie të dëshiruar, të qitet nga një lugë yçi dhe të mbështillen në formë boshqëze.
Servimi: Servohet me sallatë shqiptare tradicionale që përmban vetëm qepë, domate, vaj, uthull dhe kripë (eventualisht mund t’i shtoni lakër). Servohet edhe me kos.
Ju bëftë mirë!
Të ngjashme
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj Paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në...
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
Jeta në Zvicër
-
Kriza e banesave godet Alpet zvicerane Gjetja e akomodimeve të përballueshme brenda dhe përreth qyteteve të mëdha ka qenë një problem në...
-
Numër i lartë i shtetasve të huaj janë duke punuar në pozita drejtuese në Zvicër
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
-
Dhëmbët më të shëndetshëm në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it