Shkurt.ch
Miratohet iniciativa kundër pedofilisë
Me gjithë faktin se është paralajmëruar zgjerimi i bazës për ndalimin e punësimit të pedofilëve, bartësit nuk kanë hequr dorë nga iniciativa
Është pranuar në mënyrë formale iniciativa popullore e nivelit nacional me moton: “Pedofilët nuk duhet të kenë të drejtë të punojnë me fëmijë”. Zyra Federale, pasi ka marrë listat me 111700 nënshkrime, e ka shpallur të vlefshme iniciativën, shkruan 20minuten.ch.
Këtë iniciativë fillimisht e kishte paraqitur shoqata Marche Blanche më 20 prill të këtij viti. Me gjithë faktin se ministrja e drejtësisë Sommaruga në muajin shkurt kishte bërë me dije zgjerimin e bazave për ndalimin e punësimit të pedofilëve, shoqata e përmendur nuk ka hequr dorë nga qëllimi i saj.
Synimi i Marche Blanche është që neni 123 i Kushtetutës Federale të plotësohet me tekstin në vijim: “personat që janë dënuar për shkak se kanë cënuar paprekshmërinë e fëmijëve ose që kanë ngacmuar ndonjë person në varshmëri, humbin përgjithmonë të drejtën për të bëjnë punë profesionale ose nderi që ka të bëjë me fëmijët ose me njerëzit në varshmëri”.
Edhe sipas ligjit aktual personat e dënuar për delikte seksuale që tash ndodhen në liri, kanë ndalim për të ushtruar profesionet e ngjashme. Mirëpo kjo ndalesë vlen vetëm për rastet që deliktin e kanë kryer gjatë ushtrimit të profesionit.
Marche Blanche pati marrë para tri vitesh iniciativën për mosvjetrimin e delikteve seksuale dhe pornografike të ushtruara ndaj fëmijëve. Kjo iniciativë, kundër dëshirës së Qeverisë federale ishte pranuar nga populli dhe nga kantonet në votimin e mbajtur në nëntor të vitit 2008
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor