Ëmbëlsira

Biskota bardh-zi

biskota bardh ziPërbërësit:

•       250 gr margarinë
•       150 gr sheqer pluhur
•       1 vezë
•       2 sheqer vanile
•       450 gr miell
•       1 pluhur për pjekje (pecivë)
•       2-3 lugë kakao.

Përbërësit për mbushjen:

•       50 gr margarinë
•       200 gr çokollatë
•       100 gr sheqer pluhur.

Renditja (hapat)

E përziejmë margarinën në temperaturë të ambientit me sheqerin pluhur, derisa të fitojmë një masë të trashë (kremoze).

Shtojmë pastaj vezën dhe fillojmë të përziejmë me mikser dhe shtojmë miellin e përzier me pecivë.

Brumin e përgatitur e ndajmë ne dy pjesë të barabarta, ku njërës ia shtojmë kakaon dhe e ngjeshim mirë derisa ta marrë ngjyrën tërësisht.

Brumërat e ndara veçmas i pështjellim me foli plastmasi dhe i lëmë në frigorifer për 30-40 minuta.

Më pastaj në tavolinën e përmielluar (me miell) vendosim brumërat dhe fillojmë t’i hollojmë me hollues, petë me trashësi diku 2-3 mm. Pasi i shtrijmë petët, fillojmë të bëjmë forma të ndryshme, sipas dëshirës tuaj, në mungesë të formës, bëjmë rrathë të rrumbullakët me anë të gotës.

Biskotat i radhisim në tepsi dhe i mbulojmë me letër kuzhine, në furrë me temperaturë 180°c për 8-10 minuta. Nga kjo masë dalin diku 2-3 tepsia me biskota.

Biskotat e pjekura i mbushim sipas dëshirës me nutella, ose sipas shijes tuaj.

Ju bëftë mirë!