Shkurt.ch
Zvicra “rrëshqet” në vendin e pestë
Megjithë këtë,Zvicra, krahas Suedisë dhe Gjermanisë është ndër vendet e pakëta evropiane që bëjnë pjesë në dhjetëshen e parë
Në ranglistën e vendeve më konkurruese në botë në fushën e ekonomisë, Zvicra ka rënë nga vendi i katërt në të pestin. Këtë radhitje, siç shkruan nzz.online, e ka bërë instituti i Lozanës për menaxhim dhe zhvillim IMD. Sipas tij, para Zvicrës janë vendet si Hongkongu, SHBA, Singapuri dhe Suedia.
“Rrëshqitja” e Zvicrës për një vend më poshtë shpjegohet me rritjen e ulët ekonomike. Por përkundër kësaj, Zvicra, krahas Suedisë dhe Gjermanisë (në vendin e dhjetë) është ndër vendet e pakëta evropiane që bëjnë pjesë në dhjetëshen e parë.
Ajo e ka tejkaluar më mirë se shumica e 56 shteteve tjera të krahasuara, krizën financiare të para dy viteve.
Si kritere për këtë radhitje janë marrë rezultatet ekonomike, efikasiteti i institucioneve të shtetit, produktiviteti i ndërmarrjeve si dhe infrastruktura.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor