Shkurt.ch
Gjykata Federale vendos për një bërthamë ulliri!
Sipas Gjykatës një "faktor i jashtëm e i paparashikueshëm" (bërthana e ullirit) ka shkaktuar thyerjen e dhëmbit të të dëmtuarës
Gjykatës Federale të Zvicrës i është dashur të marrë vendim për një rast të pazakonshëm. Një grua zvicerane kishte thyer një dhëmb nga një bërthamë e mbetur e një kokrre ulliri të blerë në migros. Ullinjtë, në këtë rast, sipas përshkrimit të produktit, duhej të ishin pa bërthama. Me këtë pretekst ajo kishte kërkuar nga sigurimi i saj shëndetësor dhe ai për aksidente që t`ia mbulonin shpenzimet e dentistit. Por që të dyja kishin refuzuar.
Mirëpo gruaja këmbëngulëse nuk e kishte lënë me kaq. Ajo e kishte paraqitur rastin në Gjykatën Kantonale të Freiburgut, e cila i kishte dhënë asaj të drejtë. Pas këtij vendimi kishte reaguar sigurimi shëndetësor i cili e kishte shtyrë çështjen deri në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane – në Gjykatën Federale.
Kjo e fundit tash së voni e ka hedhur poshtë ankesën e kompanisë së sigurimeve shëndetësore dhe e ka konfirmuar edhe një herë të drejtën e gruas për mbulim të shpenzimeve të stomatologut për dhëmbin e saj të thyer.
Sipas gjykatësve të kësaj gjykate bëhet fjalë për një “faktor të jashtëm të jashtëzakonshëm” që ka shkaktuar “aksidentin”. Bazuar në përvojën nga përditshmëria, thuhet në vendim, ullinjtë që shiten si ullinj me bërthama të nxjerra, duhet të mos kenë bërthama. Prandaj, edhe e aksidentuara ka pasur të drejtë të nisej nga kjo rrethanë…
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor