Shkurt.ch
Pas 50 orësh përfundon “spektakli” mbi çati
(update) Një njësi speciale ka zbritur njeriun me probleme psikike nga ndërtesa ku kishte qëndruar 50 orë
Ka kaluar mbi kulm edhe natën e dytë një i sëmurë psikik në Bazel. Gjendja vazhdon të mbetet e pandryshuar sikurse në ditën e djeshme, njofton policia e qytetit.
Zyrtarët policorë dhe të tjerë kanë vazhduar përpjekjet që të bindin atë për të zbritur, po nuk kanë pasur sukses, shkruan blick.ch Krahas kësaj, policët kanë marrë detyrë që ta mbajnë atë zgjuar në mënyrë që pas tashmë dyzet orëve të kaluara pa gjumë në çatinë e ndërtesës të mos bjerë nga lartë.
Policë, psikologë, mjeku i tij i shtëpisë, madje edhe një murg budist kanë bërë përpjekje ta bindin që të zbresë, por të gjitha kanë dështuar.
Ndërkohë në kulmin ku ai po qëndron, ka gjithnjë më pak tjegulla, pasi që ai në vazhdimësi po i hedh ato në drejtim të njerëzve në rrugë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor