Shkurt.ch
Përurohet Qendra Nanoteknologjike e Zvicrës
Qendra për hulumtime nanoteknologjike udhëhiqet nga Universiteti ETH i Cyrihut dhe koncerni teknologjik IBM
Është përuruar sot, me praninë e ministrit Burkhalter, në Rüschlikon të Cyrihut Qendra Hulumtuese për nanoteknologji. Duke përuruar qendrën në fjalë, Burkhalter e ka cilësuar atë si qendër model të këtij lloji, shkruan portali i sf1.
Qendra për hulumtime nanoteknologjike udhëhiqet nga Universiteti ETH i Cyrihut dhe koncerni teknologjik IBM. Ajo i ka vënë vetes për synim arritjen e njohurive të reja e kulminante shkencore.
Nanoteknologjia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe do të mund të cilësohej si një emër i ri për „Swissness” kanë thënë përfaqësuesit e universitetit ETH në përurim.
Ambientet e qendrës do të jenë edhe në dispozicion të shkencëtarëve nga jashtë. Ndërtesa e përururuar ka një hapësirë prej 6500 metrash katrorë. Ndërtimi ka kushtuar 90 milion franga, prej të cilave IBM mbulon 75 milionë.
Nanoteknologjia gjen shfrytëzim kryesisht në teknologjinë e aparaturave mjekësore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor