Shkurt.ch
Ngritet “centrali diellor” më i madh në Zvicër
Ky central do të prodhojë 4.2 megavatorë energji elektrike, e mjaftueshme për furnizimin me rrymë të 1200 familjeve
Në çatinë e qendrës së panaireve të Gjenevës Palexpo do të ndërtohet kolektori më i madh diellor në Zvicër.
Që në vitin 2012 ky “central diellor” do të prodhojë 4.2 megavatorë energji elektrike që është e mjaftueshme për furnizimin me rrymë të 1200 ekonomive familjare.
Për të arritur këtë kapacitet duhen instaluar plot 15`000 pllaka që e absorbojnë ngrohtësinë e diellit të cilën e shndërrojnë në energji elektrike. Ato do të vendosen në katër çatitë që së bashku kapin sipërfaqen prej 48000 metrash katrorë.
Prodhuesi deri tash më i madh në Zvicër i rrymës nga dielli ka kapacitet prej gjithsej 1.2 megavatorësh në stadiumin e Bernës Stade de Suisse, njofton drs.ch.
Ndërtimi pritet të fillojë para pushimeve të verës. Për shkak të peshës së pllakave solare duhet forcuar fuqinë mbajtëse të kulmeve ku do të vendosen ato.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor