Lajme
Artistja shqiptare, përzgjedhëse e programit “Focus: Ex-Yugoslavia and Albania”
Adela Demetja, nga “Tirana Art Lab”, një institucion alternativ. për “Viennacongtemporary ka bërë kuratimin (përzgjedhjen) e veprave të pikës qendrore të programit “Focus: Ex-Yugoslava and Albania”
Në Vjenë, në kuadrin e panairit të madh të arteve “Viennaconmtemporary” hapet ekspozita tematike me vepra të artit alternativ nga Shqipëria dhe ish Jugosllavia. Kuratorja shqiptare Adela Demetja bën këtu prezantimin e artit alternativ nga Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Serbia.
Demetja që është kuratore dhe shkrimtare, ka themeluar në vitin 2009 në Tiranë “Tirana Art Lab”, një institucion alternativ, i cili, fillimisht pa një lokal të vetin, organizonte ekspozita të artistëve të rinj shqiptarë. Vetëm pas vendosjes në ambientet e veta, në vitin 2013, “Tirana Art Lab” mund të organizonte projekte më afatgjata dhe të rrjetëzohej në skenën ndërkombëtare artistike.
“Për ne ka rëndësi lidhja në mes të diskursit lokal dhe atij evropian”, thotë Demetja veç tjerash në një intervistë të gjatë dhënë gazetës vjeneze “Die Presse”
Ajo, për “Viennacongtemporary” bën kuratimin (përzgjedhjen) e veprave të pikës qendrore të programit “Focus: Ex-Yugoslava and Albania”, transmeton albinfo.ch. Demetja për këtë ekspozitë ka zgjedhur pesë ambiente të artit alternativ nga Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria.
Panairi “Viennacontemporary” që mbahet nga 22 deri më 25 shtator shtrihet në 112 galeri dhe veç Ballkanit do të ketë në fokus edhe regjione dhe koncepte artistike të ndryshme.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor