Shkurt.ch
Qeveria e Kosovës kundër ekstradimit të SH. N. në Serbi
Autoritetet zvicerane kanë marrë shkresë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, ku kërkohet mos ekstradimi i Sh. N në Serbi
Shtypi zviceran shkruan sot lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së nga Lugina e Preshevës me qëndrim në Zvicër, Shemsi Nuhiu. Një zhvillimi i ri në këtë drejtim, sipas medieve të këtushme është edhe implikimi i Qeverisë së Kosovës në këtë rast.
Agjencia news.search.ch citon një zëdhënës nga Departamenti i Drejtësisë, i cili ka thënë se autoritetet zvicerane janë duke e shqyrtuar edhe më tej nëse do ta bëjnë ekstradimin ose jo. Ai ka konfirmuar po ashtu se në departamentin e përmendur ka ardhur të enjten një shkresë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, në të cilën kërkohet që Sh.N. i cili është po ashtu edhe shtetas kosovar, të mos ekstradohet në Serbi.
Ndërkaq në departamentit zviceran të drejtësisë thonë se fakti se SH.N. ka edhe shtetësi kosovare, nuk e mbron atë apriori nga ekstradimi. E vetmja rrethanë në të cilën Zvicra do ta refuzonte ekstradimin e tij do të ishte nëse ai do të kishte shtetësinë zvicerane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor