Shkurt.ch
Amnesty International: Lëvdata dhe kritika për Zvicrën
Kritika për Iniciativën për dëbimin e të huajve kriminelë dhe për trajtimin e migrantëve dhe azilkërkuesve
Në raportin vjetor të Amnesty International të publikuar dje, 157 shtete kritikohen për shkelje të të drejtave të njeriut. Ndërsa për tortura dhe keqtrajtime ai drejton kritika edhe ndaj 98 shteteve të botës.
Kjo organizatë, sa i përket Zvicrës tërheq një bilanc të përzier: me kritika dhe lavdërime, shkruan drs.ch. Si hap pozitiv në respektimin e të drejtave të njeriut përmendet veç tjerash themelimi i një komisioni në nivel nacional për mbrojtje nga tortura dhe themelimi po ashtu edhe i një qendre kompetence për të drejtat e njeriut.
Ndërkaq kritikat kryesore që i drejtohen Zvicrës kanë të bëjnë me iniciativën për dëbimin e të huajve kriminelë (e miratuar vitin e kaluar) dhe me trajtimin e migrantëve dhe azilkërkuesve. Në këtë kontekst janë përmendur ushtrimi i dhunës nga na e policisë në disa marrje në pyetje si dhe strehimi i azilkërkuesve në qendrat nëntokësore të mbrojtjes civile për kohë të pacaktuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor