Integrimi
Statusi i gjyshërve, përcaktues për fitimin e lehtësuar të pasaportës zvicerane
Pika që mbetet kontestuese në mes dy dhomave është ajo e parakushteve që duhet të plotësojnë të huajt sa i përket statusit të gjyshërve të tyre në Zvicër
Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës nuk po arrijnë të pajtohen lidhur me disa hollësi rreth natyralizimit të lehtësuar të gjeneratës së tretë të të huajve. Pika që mbetet kontestuese në mes dy dhomave është ajo e parakushteve që duhet të plotësojnë të huajt sa i përket statusit të gjyshërve të tyre në Zvicër, shkruan sda.ch.
Kështu, Dhoma Nacionale kërkon që së paku njëri nga gjyshërit/et e atyre që kërkojnë natyralizim të lehtësuar të jetë i/e lindur në Zvicër. Por nëse ky kusht nuk plotësohet, atëherë kërkuesi duhet ta bëjë të besueshme se njëri nga gjyshërit të ketë pasur leje të rregullt qëndrimi në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Për këtë qëndrim Dhpma Nacionale ka votuar sot me 115 vota pro, 72 kundër dhe dy të përmbajtura. Nga ana tjetër, për Dhomën e Kantoneve nuk mjafton rekomandimi “të bëhet e besueshme” por njëri nga gjyshërit duhet të ketë pasur me të vërtetë leje të rregullt qëndrimi në Zvicër dhe kjo të dëshmohet.
Kundërshtarët e kësaj kërkese e kritikojnë atë si maltretim. Edhe vetë ministrja e drejtësisë Sommaruga ka thënë se dëshmia e pasjes së një statusi të tillë për gjyshërit, është e vështirë apo edhe e pamundshme të sigurohet. Kjo për faktin se regjistru qendror i të huajve është futur në funksion vetëm nga viti 1972 e tutje.
Deputeti nga SP Cedric Wermuth me këtë rast ka sjellë shembullin e gjyshes së tij, e cila kishte ardhur të jetojë në Zvicër në vitin 1940. Për të dëshmuar se ajo ka pasur leje të rregullt qëndrimi në Zvicër, duhet të kontrollohen dokumentet në arkivat e Bernës.
Sa u përket parakushteve tjera, Dhoma Nacionale ka ndjekur qëndrimin e Dhomës së Kantoneve. Sipas tyre, duhet që së paku njëri nga prindërit të jetë lindur në Zvicër, që të ketë jetuar së paku 10 vjet këtu dhe të ketë ndjekur së paku 5 vjet shkollimin në Zvicër.
Sipas këtij qëndrimi, i huaji i brezit të tretë duhet po ashtu të jetë i lindur në Zvicër. Veç kësaj, ai ose ajo duhet të ketë ndjekur së paku pesë vjet nga shkollimi obligator në Zvicër.
Kërkesën për natyralizim të lehtësuar mund ta bëjnë vetëm personat deri në moshën 25 vjeçare. Duke caktuar këtë kusht, dy dhomat duan të pamundësojnë që përmes një kërkese për natyralizim, të bërë në një moshë më të shtyrë, kërkuesit t`i ikin detyrimit të shërbimit ushtarak.
Përfaqësues të të majtës e kanë quajtur diskriminues kushtin e moshës ndërsa disa të të djathtës janë shprehur në përgjithësi kundër natyralizimit të lehtësuar.
Çështja do t`i kalohet sërish Dhomës së Kantoneve ndërsa fjalën përfundimtare për këtë do ta ketë populli në referendum. Si rezultat duhet të futet në kushtetutën federale se federata e bën lehtësimin e natyralizimit të të huajve të brezit të tretë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në legjislacionin aktual thuhet se kërkesa për natyralizim mund të bëhet bazuar në prejardhjen, martesën ose adoptimin. Për të gjitha rastet tjera të natyralizimit, përgjegjësia u takon kantoneve.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje