Shkurt.ch
Ndërron jetë Leoni i vogël
Përmes një aksioni të gjerë të grumbullimit të ndihmave ishte mundësuar trajtimi i Leonit në klinikën e Münsterit
Të mërkurën, më 11 maj ka ndërruar jetë foshnja një vjeçe Leon Bujupi që vuante nga leukemia dhe gjendej për shërim në Gjermani, në Klinikën Universitare në Münster. Përmes një aksioni të gjerë të grumbullimit të ndihmave ishte mundësuar trajtimi i Leonit në këtë klinikë.
“Sëmundja e leukemisë mjerisht në asnjë moment nuk është arritur të vihej nën kontroll dhe në trupin e fëmijës nuk ka pasur fuqi rezistuese ndaj sëmundjes. Përkundër trajtimit të kompletuar onkologjik dhe intensiv mjekësor që i është bërë, ka ndodhur një dështim i papërballueshëm i disa organeve përnjëherësh”, thuhet në komunikatën e klinikës.
Siç kanë shkruar mediet gjermane, për të ndihmuar materialisht shërimin e Leon Bujupit ka apeluar edhe këngëtari i njohur Ardian Bujupi, pjesëmarrës në kontestin DSDS.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor