Shkurt.ch
Shtab special për azilin
Shtabi i posaçëm do të thirret për të vepruar sipas nevojës, për tu përkujdesur mbi çështjet strategjike politike në lëmin e azilit
Qeveria e Zvicrës planifikon të themelojë një “Shtab special të azilit” dhe të përpunojë një koncept emergjent për këtë lëmë. Këtë synim e ka shprehur dje në një konferencë për medie, ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga. Ajo është shprehur se ka për qëllim që përmes një instrumenti të tillë autoritetet të kenë mundësi të reagojnë më shpejtë në situata të jashtëzakonshme.
Zhvillimet e muajve të fundit në Afrikën e Jugut, kanë treguar se sa shpejtë mund të shkaktohen dyndje të mëdha të refugjatëve dhe migrantëve .
Shtabi i posaçëm do të thirret për të vepruar sipas nevojës, për tu përkujdesur lidhur me çështjet strategjike politike. Koncepti emergjent mendohet të ndihmojë në përballimin e ardhjeve të shtuara të azilkërkuesve, shkruan nzz.ch.
Gjendja aktuale në fushë të azilit nuk është alarmante kështu që shtabi i përmendur aktualisht nuk do të hynte në punë. Mirëpo, siç ka thënë ministrja Sommaruga, bazuar në gjendjen ende të tendosur në Afrikën e veriut, mund të parashihen edhe situata të të përshkallëzimit të ardhjes së refugjatëve nga ai regjion.
Një nga skenarët, me ç`rast do të aktivizohej shtabi i përmendur, është sipas ministres, ardhja në Zvicër e 200 deri në 700 refugjatëve nga regjkioni i krizës brenda javës.
Departamenti i drejtësisë dhe policisë ka kohë deri në muajin nëntor për të përgatitur konceptin rreth shtabit special të azilit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor