Ëmbëlsira

Sheqerpare (tatli)

Përbërësit:

•       1 gotë gjalpe (të zbutur)
•       3 gota uji-miell
•       1 vezë kokërr, dy të verdha
•       Pak vanile
•       1 gotë sheqer

Përbërësit për sherbetin:

•       1 gotë e gjysmë ujë
•       2 gota sheqer

Përgatitja:

Brumi përgatitet njëlloj sikurse për biskota, d.m.th rrihet gjalpi me sheqer, i shtojmë vezët pjesë-pjesë, duke i rrahur vazhdimisht, i hedhim miellin e situr dhe i përzirë me sodë.
E bëjmë brumin, e prejmë në forma ose në mungesë të tyre e bëjmë me dorë në formë të rrumbullakët, dhe i vëjmë në tavë-tepsi me pak yndyrë.
Lihen të piqen në 20-25 min në temperaturë 180°C, dhe më pas hiqen nga furra.
Pasi të jenë ftohur pak, i hedhim sherbetin e aromatizuar me vanile, të përgatitur  më herët.
Duhet të kemi kujdes, të mos e hedhim sherbetin e nxehtë, në mënyrë që të mos qullosen sheqerparet!

 

Ju bëftë mirë!