Ëmbëlsira
Tiramisu e shijshme
Përbërësit:
• 150 gr miell
• 130 gr sheqer
• 3 vezë
• 50 gr nisheste (maja për ëmbëlsirë)
• Vanilë
Përbërësit për kremin:
• 150 gr çokollatë në copëza
• 5 vezë
• 500 gr naskarpone
• 200 ml kafe
• 120 gr sheqer
• 100 gr kakao
Përgatitja e BISKOTAVE
I ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe këto të fundit fillojmë t’i rrahim duke ia hedhur edhe sheqerin pjesë-pjesë. Vazhdojmë me rrahjen e të bardhave derisa të fitojmë një masë të fryrë. Pastaj i hedhim edhe të verdhat dhe vazhdojmë t’i rrahim derisa të bëhet një masë homogjene.
Pastaj i përziejmë përbërësit e thatë dhe i shtojmë vezët, duke i situr dhe trazuar ngadalë.
Masën e përgatitur e qesim në letrën e pastiqerisë dhe e hapim në tavë, e pjekim në furrë të nxehtë më parë në temperaturë 180°C, për rreth 10 minuta.
Përgatitja e kremit për Taramisu
I ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe fillojmë t’i rrahim të bardhat derisa të bëhet një masë e fryrë. Më pas i vendosim në frigorifer, i marrim të verdhat dhe sheqerin dhe fillojmë t’i rrahim edhe ato po ashtu, me mikser me shpejtësi mesatare, derisa masa të fryhet.
Tani shtojmë naskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Më pas i shtojmë të bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes derisa masa të bëhet homogjene.
Në tavë filojmë të shtrojmë biskotat të lyera më parë në kafe, vendosim një shtresë biskota dhe më pas hedhim shtresën krem.
E hapim mirë në gjithë sipërfaqen e tavës, sipër shtojmë kakao dhe copëzat nga çokollata, kështu vazhdojmë edhe me shtresën e dytë.
Pasi të kemi përfunduar, ëmbëlsirën e vendosim në frigorifer për disa orë, më pas e prejmë në copa dhe e servojmë.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër