Shkurt.ch
Freiburg: 19 shoferë të denoncuar dhe 14 vetura të konfiskuara
Policia e Friburgut arrestoi 19 automobilistë, të cilët bënin rregullisht gara me makinat e tyre në autostradën Givisiez (FR) ose A12
Këta shoferë të moshës ndërmjet 18 dhe 27 vjeç kanë plasuar disa nga “garat” e tyre në “Youtube”.
Që nga fillimi i vitit 2010 policia ka zbuluar se disa shoferë bënin gara me njëri-tjetrin me makina të modifikuara për të rritur shpejtësinë. Arrestimi i parë është kryer më 28 korrik.
Hetimet e ndërmarra në shtëpinë e djaloshit 28-vjeçar mundësuan zbulimin dhe konfiskimin e disa aparateve informatike që kishin të bënin me makinat për gara. Në garazhin e tij inspektorët kanë gjetur një motor japonez me 520 kuajfuqi.
I riu ka pranuar pjesëmarrjen e tij në afro dhjetë gara që u zhvilluan në autostradën e lartpërmendur. Ai ka pranuar që udhëtonte me shpejtësi deri në 180 km / h dhe që ka publikuar videot me shpejtësi të lartë në “Youtube”. Kurse mediat bëjnë të ditur se ky djalosh ka qenë i përfshirë në një aksident në mars 2010 në A12, i cili shkaktoi shumë dëmtime, ndërsa udhëtonte në 190 km / h.
Operacion policor i gjerë më 3 maj
Dy arrestime të tjera kanë ndodhur në shtator dhe tetor, ku edhe automjetet u sekuestruan. Në kuadër të procedimeve penale të kryera nga Michel Favre, prokuror, më 3 maj është mbajtur një operacion policor i gjerë.
Një total prej 13 shoferëve u arrestuan në shtëpitë e tyre dhe 11 makina të modifikuara të sekuestruara.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata Reshjet e borës goditën Zvicrën gjatë orës së pikut. Jo të gjitha qytetet ishin në gjendje...
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus