Shkurt.ch

Qendër kundër dumpingut të pagave

Një qendër e tillë bën administrimin e kaucioneve, që do t`i paguajnë firmat e huaja të ndërtimit

Dumpingu i pagave në tregun zviceran të punës do të luftohet me më shumë vendosmëri. Për të realizuar këtë synim, një numër shoqatash të veprimtarive ndihmëse të ndërtimit janë duke ngritur një qendër  të përbashkët, njofton sf1.

Qendra do të duhej të bënte administrimin e kaucioneve, të cilat firmat e huaja të ndërtimit do të detyroheshin të paguanin, kur të siguronin punë në Zvicër.

Që nga hyrja në fuqi e lëvizjes së lirë, është rritur shumë dumpingu i pagave, që do të thotë ulja e çmimeve për punën e njëjtë.