Integrimi

“Jemi të diskriminuar”

Zviceranët me prejardhje nga migracioni janë të nënpërfaqësuar në Parlament, thotë zëvendëspresidenti i Secondos Plus, Ivica Petrusic.

Nëpërmjet një interviste me Ivica Petrusic, kandidat për Këshillin Nacional, e përditshmja “Le matin” trajtoi temën e të huajve të gjeneratës së dytë, të ashtuquajturit Secundos plus.

Ju keni paraparë një listë speciale për çdo kanton për zgjedhje të sekundosëve në Këshillin Federal në vjeshtë. Shpresoni me të vërtetë të fitoni vota parlamentare duke bërë fushatën vetëm ?

Po, pse jo? Ne kemi provuar këtë katër vjet më parë dhe kemi korrur 1,6% të votave në Aargau. Na mungonin vetëm  6% për një vend. Rezultati ynë ishte më mirë se i partive të tjera të reja. Sot ne duam të tregojmë se të huajt dhe zviceranë me prejardhje nga migrimi nuk janë të gjithë shoferë apo kriminelë, ashtu siç disa parti besojnë. Ne jemi qytetarë me plot kuptimin e fjalës të gatshëm për t’u angazhuar.

Të huajt e gjeneratës së dytë, në shumicën e rasteve të lindur në Zvicër, janë rreth 500 000 dhe gati gjysma kanë pasaportë të kuqe me një kryq të bardhë.  Të tjerët janë ende të huaj me vendbanim këtu për shkak se kushtet për natyralizim janë ende shumë të vështira në disa komuna. Kjo është e papranueshme! Në Parlament, secondos janë të nënpërfaqësuar në mënyrë të qartë. Kjo u mundëson partive të krahut të djathtë demonizimin e të huajve të natyralizuar zviceranë, pasi që ata nuk mund të mbrojnë veten e tyre. Kjo gjë duhet të ndryshojë.

Pse nuk jeni angazhuar nëpërmjet partive tradicionale për të shprehur pretendimet tuaja?

Kjo është çështje strategjike. Në lista të veçanta, secondot do të kenë mundësi të shprehin më mirë idetë e tyre gjatë fushatës. Ju e dini që edhe në gjirin e partive nuk është edhe aq e lehtë.

Më të vërtetë ? Formacionet politike duhet të përmirësohen në drejtim të çështjes së integrimit ?

Secondot shpesh shërbejnë si alibi për partitë tradicionale. Jam anëtar i Partisë Socialiste në Aargau dhe rregullisht gjendem në fund të listave të zgjedhësve. Me fjalë të tjera, shërbej atë idenë se Partia pranon edhe jugo-t (Jugosllavia) e vendit. Të gjitha palët partiake, kohët e fundit, tregohen më të hapura. Tani më ekziston një degë kosovare e partisë PDC, si dhe të  zgjedhur të natyralizuar në partinë UDC/ SVP, kjo është bërë modë. Ne preferojmë të mbetëm të pavarur në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet dhe të mos instrumentalizohet.

Por ju duke u veçuar, del në pah se më shumë po anashkaloheni se sa po integroheni, apo jo ?

Është një pyetje e gjerë. Unë do të thosha se ne nuk jemi duke u përpjekur për t’u izoluar, por për t’u mbledhur rreth çështjeve të migracionit dhe të integrimit. Pak sikur se veprojnë partitë pirate me  teknologjitë e reja apo të Gjelbrit liberalë. Qasja jonë nuk është anti-Zvicerane. Përkundrazi, ne përdorim të drejtën tonë demokratike për të mbrojtur pozitën tonë dhe për të mbrojtur idetë tona, sepse ne shumë shpesh jemi të diskriminuar në Zvicër! Ideja në fund të fundit është për të qenë të integruar plotësisht në skenën politike.

Po ju, a ndiheni personalisht i margjinalizuar?

Si një politikan unë e di se asnjë hap i gabueshëm nuk falet për shkak të përkatësisë sime dhe përkushtimin tim. Mendoj se presioni është më i madh për një të zgjedhur të natyralizuar. Kam ardhur në Zvicër në vitin 1991 me prindërit e mi. Ne kemi ardhur nga një enklavë kroate në Bosnjë dhe kam fituar pasaportën zvicerane në vitin 2003.

Cili do të jetë programi politik për secondosët nëse zgjidhen këtë vjeshtë?

Ne nuk jemi një parti politike në vetvete dhe nuk kemi asnjë mendim për çdo subjekt. Por, ne jemi në qendër të majtë dhe fushata jonë është në favor të një Zvicre të përgjithshme të hapur, si ajo që na ka mirëpritur.

Lëvizja juaj është shumë pak e njohur në Zvicrën perëndimore (frankofone), pse?

Jemi munduar të krijojmë një seksion, por pa sukses. Kjo shpjegohet pjesërisht nga praktikat e natyralizimit, të cilat janë më të buta se sa në pjesën gjermanofolëse.