Shkurt.ch
Politikani zviceran kërkon kampe internimi për refugjatët ekonomikë
Refugjatët ekonomikë do të internoheshin të gjithë në një vend të vetëm diku në Zvicër, ku do të zhvillohej e gjithë procedura ndaj tyre
Në Zvicër duhet të ketë kampe internimi për refugjatët ekonomikë. Këtë e ka kërkuar anëtari i Qeverisë së kantonit të Bernës, përgjegjës për policinë, Hans-Jürg Käser nga FDP, në një intervistë dhënë gazetës “NZZ am Sonntag”. Sipas tij, refugjatët ekonomikë do të grumbulloheshin dhe të internoheshin të gjithë në një vend të vetëm diku në Zvicër. Aty do të zhvillohej e gjithë procedura ndaj tyre.
I gjithë lëmi i azilit, sipas tij duhet të rregullohet krejtësisht ndryshe. Atë e habit fakti se si deri më tash ideja e kampeve të internimit (e cila rrjedh nga koha e Luftës së dytë Botërore) nuk është shqyrtuar ende deri më tash. Kjo, sepse, sipas tij, procedurat që ndiqen sot në lëmin e azilit kanë arritur në limitet e tyre.
Sipas “NZZ am Sonntag”, megjithatë, ajo që ka kërkuar Käser nuk është edhe krejtësisht e panjohur. Në një raport për Departamentin për çështje të drejtësisë dhe të Policisë, ministrja e këtij resori Simonetta Sommaruga ka propozuar masa të ndryshme për shpejtimin e procedurave të azilit.
Mes tjerash në raport është propozuar edhe masa e arrestimit të azilkërkuesit, në rastet kur ka gjasa për dëbimin e tij. Kjo do të vlente sidomos për azilkërkuesit që hyjnë në “rastet e Dublinit”, që dmth ata të cilët në Zvicër kanë ardhur përmes një shteti të tretë. Edhe tash arrestohen azilkërkuesit me qëndrim të refuzuar, shkruan gazeta. Në mes të viteve 2008 dhe 2010 kanë qenë rreth 7000 të tillë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete Fillimi i dimrit në ultësira ka gjunjëzuar transportin publik. Situata është normalizuar që nga e premtja,...
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq