Shkurt.ch

Kryetari i komisionit kundër racizmit, jep dorëheqje

georg Kreis, në periudhën e gjatë të mbajtjes së postit ka rënë vazhdimisht në kundërshtim me SVP

Kryetari i Komisionit kundër racizmit, Georg Kreis, pas 16 vitesh në këtë funksion ka dhënë dorëheqjen. Ai ka konfirmuar një njoftim të dhënë në gazetën “Sonntag” se tërhiqet nga posti në fund të vitit.

Kryetarin e komisionit që vepron në nivel vendi, e emëron Qeveria Federale dhe, rrjedhimisht, kjo qeveri do të duhet të zgjedhë trashëgimtarin e Georg Kreis në këtë post.

Kreis, në periudhën e gjatë të mbajtjes së postit ka rënë vazhdimisht në kundërshtim me Partinë Popullore të Zvicrës (SVP).

Konflikti mes tyre u përshkallëzua sidomos pas votimit për ndalimin e xhamive, në vitin 2009. Me atë rast, Kreis në një debat televiziv kishte thënë se SVP, sikur të merrte edhe një iniciativë kundër “ebreizimit të Zvicrës”, ashtu si në vitet e tridhjeta, do të siguronte shumicën e votuesve. Ky aludim i qartë i tij për periudhën e nazizmit, ka shtyrë SVP-në që të kërkonte dorëheqjen e Kreis-it.