Integrimi
Ekspozitë mbi lidhjet e Nënë Terezës me Zvicrën
Një pjesë e dokumentacionit të Shoqatës Humanitare "Nënë Tereza" dhe udhëheqësit të saj shumëvjeçar, mes tjerash edhe letra të Nënë Terezës dërguar personaliteteve të ndryshme në Zvicër, janë në posedimin e Arkivit Shtetëror të Lucernit dhe përbëjnë bërthamën e ekspozitës së vogël
Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës që u bë më 4 shtator, Arkivi Shtetëror i Lucernit, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të St. Gallenit dhe Shqatën Zvicër-Shqipëri organizojnë një ekspozitë mbi jetën dhe veprën e “Engjëllit të të varfërve”, Nënë Terezës apo siç është tashmë titulli zyrtar kishtar i saj “Shën Terezës”.
Urdhri fetar i themeluar nga Nënë Tereza “Misionaries of Charity” është mbështetur nga institucione të shumta dhe persona anembanë botës, mes tjerash edhe nga Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër.
Një pjesë e dokumentacionit të kësaj shoqate dhe udhëheqësit të saj shumëvjeçar, mes tjerash edhe letra të Nënë Terezës dërguar personaliteteve të ndryshme në Zvicër, janë në posedimin e Arkivit Shtetëror të Lucernit dhe përbëjnë bërthamën e ekspozitës së vogël, thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij aktiviteti, pëercjell albinfo.ch.
Hapja e ekspozitës bëhet ditën e shtunë, 24 shtator me fillim në orën 14 në foajenë e arkivit shtetëror në Lucern.
Aktivitetin me një fjalë përshëndetjeje e hap Dr. Jürg Schmutz, arkivist i Arkivit shtetëror të Kantonit të Lucernit. Njëherësh ai paraqet referatin mbi arkivat me përmbajtje religjioze në raport me Nënë Terezën, në kuadrin e Arkivit Shtetëror të Lucernit. Albert Ramaj, drejtor i Institutit Shqiptar me seli në St. Gallen do të lexojë referatin “Gjurmëve të Nënë Terezës në Zvicër”. Më tutje, Don Agim Qerkini, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Lucern do të bëjë fjalë për kuptimin e shpalljes të shenjtë të Nënë Terezës. Deputeti kantonal i Lucernit, Pirmin Müller bën një hyrje lidhur me Nënë Terezën dhe shoqërinë tonë.
Në orën 15.30 përfundon pjesa zyrtare dhe fillon aperoja. Ndërsa në orën 17.00 mbyllet ekspozita për atë ditë. Por, ajo mund të vizitohet pastaj edhe në ditët vijuese: të dielën, më 25 shtator, nga ora 14 deri në orën 17 dhe nga e marta 27 shtator e deri të premten, më 7 tetor, gjithnjë gjatë orarit të punës të arkivit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Shtator 2016
- Ora14:00
- LokacioniLucern
- Data e përfundimit6 Shtator 2016 - 19:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha