Zhvillim
Kosovën gjatë verës e vizitojnë 400 mijë mërgimtarë
“Në dy vitet e regjistrimit aktiv, kemi arritur që të regjistrojmë rreth 400 mijë njerëz. Kjo nënkupton se rreth 400 mijë njerëz e frekuentojnë Kosovën gjatë verës"
Sipas përllogaritjeve të bëra nga Ministria e Diasporës, rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, vijnë për pushim në Kosovë, gjatë sezonit të verës.
Këto të dhëna rezultojnë nga procesi i regjistrimit të Diasporës, që është duke vazhduar që nga viti 2013.
Ndërsa këshilltari i lartë politik, në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pushimi i tyre në Kosovë, sjell përfitime edhe në sektorët tjerë.
“Në dy vitet e regjistrimit aktiv, kemi arritur që të regjistrojmë rreth 400 mijë njerëz. Kjo nënkupton se rreth 400 mijë njerëz e frekuentojnë Kosovën gjatë verës. Kjo do të thotë një farë potenciali të jashtëzakonshëm turistik dhe besoj se në të ardhmen me këto statistika institucionet e Kosovës, qeveria, do të mund të krijojnë politika edhe më të mira edhe në sektorin e turizmit, ekonomisë dhe bujqësisë “, tha Sheremeti.
Me përfundimin e sezonit të pushimeve në Kosovë ka mbetur numër dukshëm më i vogël i mërgimtarëve. Kjo vërehet nga veturat e shtrenjta me regjistrime nga shtete të ndryshme të botës.
Por, edhe në sektorin privat, sidomos në lokalet shërbyese, është stabilizuar orari i punës, pasi gjatë sezonit, konkretisht në muajin korrik dhe gusht, shumë lokale zgjasin orarin e tyre të punës deri në mesnatë.
Mërgimtarët të cilët pushimet i kalojnë në Kosovë, shpenzojnë vlera të konsiderueshme të mjeteve materiale, duke filluar në sektorët shërbyes dhe patundshmëri.
Madje, disa nga ta thonë se gjatë gjithë vitit kursejnë para, në mënyrë që të shpenzojnë për pushimet në Kosovë. Për një muaj pushim, disa nga ta thonë se shpenzojnë deri në katër mijë euro.
Lutfi Thaçi nga Komuna e Vushtrrisë, i cili prej më shumë se 30 vitesh jeton dhe punon në Gjermani, më herët për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se për një muaj pushim në Kosovë, shpenzon deri në katër mijë euro, pa përfshirë këtu shpenzime në patundshmëri.
“Unë 11 muaj punoj për një pushim një mujor. Ato mjete që i kursej për 11 muaj i shpenzoj për një muaj. Për pushimet familjare, por edhe të ndihmuar familjen në Kosovë. Për një muaj shpenzoj 3000 – 4000 euro”, ka thënë Thaçi.
Ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se ardhja e mërgimtarëve për pushime në Kosovë, përveç rëndësisë për brezat e rinj që ta njohin vendin e tyre, në atë periudhë rritet konsumi dhe qarkullimi financiar që ndikon në një përmirësim të zhvillimit ekonomik.
Musa Limani, profesor i ekonomisë, për Radion Evropa e Lirë, thotë se diaspora ka ndikim të madh si në aspektin politik, ekonomik dhe financiar.
“Ardhja e tyre ka ndikim shumë të madh, e para për shkak se i sjellin fëmijët për të ditur se nga janë, për arsye se brezi i parë dhe i dytë, sigurisht që i nënshtrohen asimilimit. Në anën tjetër, ardhja e tyre në vete përfshinë një rritje shumë të madhe të konsumit. Nostalgjia, por edhe kanë një standard më të mirë dhe shpenzojnë shumë, po thuajse në të gjithë sektorët shërbyes”, ka thënë Limani.
Por, disa ekspertë të tjerë të ekonomisë për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se deri në një miliard euro, arrin shuma e mërgimtarëve që shpenzojnë në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festat e fundvitit.
Përveç shpenzimeve që mërgimtarët bëjnë për pushime në Kosovë, numri më i madh i tyre gjatë tërë vitit dërgojnë mjete për familjarët.
Sipas të dhënave zyrtare, shuma e mjeteve të dërgesave të emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë është rreth 600 milionë euro
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme