Tematike
Për dhe kundër ndryshimit të mbiemrave sllavë në pasaportat zvicerane
“Shumë njerëz me prejardhje nga ish Jugosllavia janë detyruar të pranojnë “nga zori” emrat e shkruar në mënyrë jokorrekte në pasaportat e tyre zvicerane. Regjistri civil federal mbështetet në një sistem të vjetruar IT, i cili nuk i njeh shenjat e veçanta që kanë alfabetet që përdoren në vende të ndryshme të Evropës Lindore
Një njoftim i publikuar pak ditë më parë lidhur me shkrimin gabimisht të (mbi)emrave eurolindorë (kryesisht sllavë) në pasaportat zvicerane ka bërë jehonë të konsiderueshme në shtypin e këtushëm. Mediat zvicerane kanë hulumtuar rastin dhe kanë biseduar me “viktimat” që janë sekondot nga vendet e ish Jugosllavisë po edhe me politikanë të partive të ndryshme
“Shumë njerëz me prejardhje nga ish Jugosllavia janë detyruar të pranojnë “nga zori” mbiemrat e shkruar në mënyrë jokorrekte në pasaportat e tyre zvicerane, transmeton albinfo.ch. Regjistri civil federal mbështetet në një sistem të vjetruar IT, i cili nuk i njeh shenjat e veçanta që kanë alfabetet që përdoren në vende të ndryshme të Evropës Lindore. Më të prekurit nga kjo mangësi duket të jenë personat me mbiemra që përfundojnë me ić. Kjo mbaresë për t`u shqiptuar në mënyrë korrekte nga zviceranët shkruhet ”itsch”. Por në dokumentet zvicerane kjo punë thjeshtësohet duke i hequr shenjat specifike dhe duke shkruar thjesht “ic”.
Vetëm me këtë bazë, gjatë 25 viteve të fundit janë “oksidentalizuar” më shumë se 100 mijë emra të personave nga regjioni i përmendur, të cilët kanë marrë shtetësinë zvicerane.
Këtë dukuri, deputeti socialdemokrat nga Aargau Cédric Wermuth e quan absurde dhe thotë se do të ndërhyjë në Departamentin Federal për Drejtësi dhe Polici (EJPD) që Zvicra të njohë edhe shenjat sepcifike të alfabeteve të huaja.
Por kështu nuk mendon Claudio Zanetti nga SVP. “Nuk mund tu plotësohen dëshirat të gjithëve. Ç`të bëhet atëherë me shkrimin cirilik ose me shenjat kineze?”, pyet ai. Deputeti nacional nga GLP Beat Flach mendon se nuk duhet tepruar në këtë drejtim, për shembull sa u takon shkronjave arabe etj., përcjell albinfo.ch. Por, thotë ai, i duket e pakuptimtë që të mos shkruhen në origjinal emrat e njerëzve nga Evropa lindore. Flach ka ndërmend ta ngre këtë problem edhe në Komisionin parlamentar për drejtësi.
Megjithatë çështja nuk duket të jetë edhe aq lehtë e zgjidhshme. Një ndryshim i sistemit në institucionet federale do të impononte aktualizimin e të gjitha bankave të të dhënave në kantone dhe në komuna. Ndërsa sekondat, siç tregon një hulumtim i bërë nga Tages Anzeiger do ta përshëndetnin një veprim të tillë dhe do të përmirësonin me dëshirë gabimet në pasaportat e tyre zvicerane.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje