Integrimi
“Miss Shqiptarja në botë” mbahet në Zvicër
Eventi më i madh i bukurisë në botën shqiptare, “Miss shqiptarja në botë”, do të mbahet në Zvicër.
Diskoteka më e njohur shqiptare në Zvicër, “Rinora 4”, do të jetë vendi ku vajzat më të bukura shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora do të garojnë për kurorën e më të bukurës shqiptare në botë.
Ky do të jetë një projekt i ri, i udhëhequr nga agjencia e njohur e modës dhe spektakleve të bukurisë, “Gecjan Fashion Group”, njofton albinfo.ch.
Konkursi për të marrë pjesë në këtë spektakël të bukurisë do të hapet më 7 shtator.
Ndonëse ende nuk është bërë e ditur nata finale, megjithatë çmimet janë shumë të favorshme.
Në këtë spektakël do të ndahen mbi 22 mijë euro shpërblime dhe dhurata, ku 10 mijë euro do të ndahen për vajzat që do të fitojnë ndonjë nga çmimet e këtij spektakli.
Producenti i këtij manifestimi, Ilir Geci, ka thënë se të gjitha fotografitë e garueseve do të publikohen në faqen “Ilir Geci Gecjan Fashion Group”, ndërsa vajza që do të marrë më së shumti pëlqime do të shpallet edhe fituese e çmimit “Miss Interneti”, ku do të shpërblehet me 1500 euro.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Shtator 2016
- Ora09:00
- LokacioniDiskoteka Rinora 4, Cyrih
- Data e përfundimit6 Nëntor 2016 - 9:00
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer