Shkurt.ch

Sperma zvicerane, e shumëkërkuar

Sot e  përditshmja “Le Matin” trajton një temë të pazakonshme dhe befasuese. Gazetari Simon Koch flet për një biznes origjinal dhe fitimprurës. Zvicra nuk eksporton vetëm çokollata dhe orë, por edhe spermë demi. Aty mësojmë se shitja e spermës së demit jashtë vendit është rritur pesëfish që nga viti 2002.

Vlerësimi i bagëtisë zvicerane vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht. Në veçanti, raca ngjyrë kafe është më së shumti e kërkuar. Kështu që eksporti i spermës të demit është në rritje, prandaj viti 2011 premton të jetë një vit rekord.

Pikërisht një pronar i fermës së lopëve nga Jura, Lucien Gigander, thekson rëndësinë e demit të tij. «Një dem i tillë lind çdo 2o vjet në Zvicër”, thekson ai. Më 2002 në fermën  e tij lindi një yll i vërtetë, demi i bekuar me emrin Savard. Sperma e kësaj kafshe, e cilësuar me vlerë të lartë, është shitur tani deri në Zelandën e Re për shkak të trashëgimisë së saj unike gjenetike.