Të tjera
Rita Ora: “Edhe unë jam refugjate”
Rita Ora veç aktivitetit të saj muzikor po merr mbi vete edhe angazhime tjera. Ajo është përfshirë në një kampanjë për ndihmë ndaj refugjatëve që është lansuar nga organizata humanitare “Help Refugees”.
Iniciatorët e kësaj fushate kanë për synim të rrisin vetëdijen për numrin e njerzëve që kanë një histori familjare që ka të bëjë me ikjen nga një konflikt, transmeton albinfo.ch.
#refugenes nga “Help Refugees” po përhapet me shpejtësi në rrjete sociale.
Edhe postimi i Rita Ora në ístagram rreth organizatës bamirëse, ka bërë që klipi të shihet nga 10 milionë ndjekësit e saj.
Viedeoja e publikuar në Youtube nis me pyetjen “Kush mendoni se janë refugjatët?”.
Të gjithë, përfshirë edhe këngëtaren Ora, treguan një histori të shkurtër të migrimit në Britani të Madhe.
“Përshëndetje, unë jam Rita dhe kur unë isha vetëm një vjeçe, familja ime u largua nga atdheu sepse një luftë po fillonte.” tregon Rita për eksperiencën e saj në këtë video.
Rita Ora kurrë nuk ka fshehur sfondin e një refugjateje (si vajzë njëvjeçare ka ardhur nga Kosova në Londër) Ajo edhe më herët ka ndarë dhimbjen me familjet refugjate nga Siria që po vijnë në drejtim të Evropës.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha