Shkurt.ch

200 milionë në vit, për heqjen e bërllokut

Është hera e parë që bëhet një studim për të ashtuquajturin “littering” (heqja e mbeturinave

Siç njofton Zyra Federale e Mjedisit, Bafu, pastrimi dhe grumbullimi i mbeturinave nga ambientet publike i kushtojnë Zvicrës 200 milionë franga në vit.

Është hera e parë që bëhet një studim për të ashtuquajturin “littering” (heqja e mbeturinave). Deri më tash kishte vetëm vlerësime të përafërta lidhur me këtë çështje, shkruan drs.ch.

Ajo që ka vënë në pah studimi në fjalë është se mbeturinat nga ushqimi i shpejtë, i marrë me vete (takeaway), ambalazhet e pijeve dhe gazetat që shpërndahen falas, në të shumtën e rasteve hidhen në rrugë ose në parqe më shumë se sa në shportat e mbeturinave.

Studimi po ashtu tregon se kush duhet të paguajë shumën prej 200 milionë frangave në vit, që nevojiten për të hequr bërllokun: ata jemi ne, tatimpaguesit dhe udhëtarët që shfrytëzojnë mjetet e trafikut publik. Këta të fundit, përmes çmimit të biletave!