Shkurt.ch

Sërish paraqitet “Çmendia e lopëve”

Analiza ka treguar se kafsha është sëmurë në rrugë natyrore dhe jo si pasojë e ushqimit të infektuar

Për herë të parë nga viti 2006 është paraqitur sërish në Zvicër një rast i sëmundjes Jakob Creutzfeld, (çmendia e lopëve). Sipas një njoftimi të Zyrës Federale për veterinë, virusi i sëmundjes në fjalë është gjetur te një lopë e moshës tetë vjeçare në një stallë në kantonin St. Gallen.

Analiza ka treguar se kafsha në fjalë është sëmurë në rrugë natyrore dhe jo si pasojë e ushqimit të infektuar.

Për shkak të rrezikut të përhapur nga virusi i çmendisë së lopëve, në Zvicër që nga viti 2001 është ndaluar ushqimi i kafshëve me miell të përpunuar nga mbetjet e mishit të kafshëve.