Shkurt.ch

Dy zviceranë në mesin e viktimave të sulmit terrorist

Në sulmin terrorist në Marrakesh janë vrarë 16 dhe janë plagosur më shumë se 20 persona

Një zviceran nga kantoni i Tesinës dhe një portugez që jeton në atë kanton, kanë humbur jetën nga një sulm terrorist, i bërë të enjten e kaluar në një kafene në Marakesh të Marokut.

Këtë njoftim e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të jashtme e Zvicrës në një komunikatë të publikuar të dielën.

Sipas të dhënave që kanë publikuar mediet e kantonit jugor të Zvicrës, të vrarët, të cilët pandeheshin si të humbur, janë dy të rinj, 23 respektivisht  25 vjeçarë, na regjioni i Bellinzonës. Dy shoqërueset e tyre, 25 dhe  27 vjeçe kanë pësuar plagë të rënda dhe janë transportuar për në Zvicër.

Në sulmin terrorist në Marrakesh janë vrarë 16 dhe janë plagosur më shumë se 20 persona.