Uncategorized
Kapen 2420 pako cigaresh të trafikuara nga Kosova
Gjatë kontrollimit, doganierët kanë gjetur në kajak 1490 paqeta cigare ndërsa në shtëpizat e kompjuterëve edhe 910 sish. Gjithsej janë konfiskuar 2420 paqeta
Autoritetet doganore në Bazel kanë kapur një sasi të madhe cigaresh të trafikuara, gjegjësisht 2420 paqeta, në një makinë me tabela regjistrimi të Lucernit. Cigaret që duhej të futeshin ilegalisht në Zvicër, po vinin nga Ballkani. Personi që po i bartte, i kishte maskuar ato në mënyrë mjaft mjeshtërore, duke i futur në një kajak (varkë) në kulm e veturës dhe në shtëpizat e zbrazura të kompjuterëve bën të ditur drejtoria doganore, transmeton albinfo.ch
Personi i përmendur po udhëtonte nga Ballkani duke hyrë në Zvicër përmes Kantonit të Ticinos. Por, përse ai nuk ishte ndaluar në këtë kanton por në atë të Bazelit, autoritetet nuk kanë dashur të tregojnë, për të mbrojtur hetimet.
Gjatë kontrollimit, doganierët kanë gjetur në kajak 1490 paqeta cigare ndërsa në shtëpizat e kompjuterëve edhe 910 sish, përcjell albinfo.ch. Gjithsej janë konfiskuar 2420 paqeta.
Me këtë veprim, kosovari kishte evituar pagesën e tatimeve prej 15 mijë frangave
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit